• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Antikanabisi/ Udhëzimi i plotë i Çakos: Policët “betim” për vete dhe për familjen

by Java News
31/03/2017 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit do të jenë përgjegjës në rast se ndonjë familjar i tyre kultivon kanabis, apo edhe nuk e denoncon një rast kultivimi kur e konstaton diku tjetër. Të njëjtën përgjegjësi do të mbajnë edhe policët privatë. Për këtë arsye, ata kanë kohë deri më datë 15 prill që të dorëzojnë pranë drejtorive, komisariateve dhe stacioneve policore deklaratën individuale dhe me emrat e familjarëve, me përgjegjësitë që mbajnë.

Ata duhet të firmosin që nuk do të kultivojnë vetë, familjarët e tyre dhe që do të denoncojnë çdo rast kultivimi kanabisi. Ky është një udhëzim i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, që vjen në mbështetje të planit kombëtar antikanabis. Çako paralajmëron se do të ketë masa të rrepta në rast se nuk respektohen ato që vetë policët do të deklarojnë në formularët që do të dorë- zojnë në polici.

Në udhëzim përshkruhet se punonjësi i policisë mban përgjegjësi edhe për familjarët e tij, babanë, nënën, vëllezërit, motrat, bashkëshorten apo bashkëshortin dhe fëmijët. Të njëjtën përgjegjësi do të mbajnë edhe efektivët e policive private.

UDHEZIMI

Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka ndërmarrë një sërë masash të forta për punonjësit e Policisë në lidhje me parandalimin e kultivimit të kanabisit. Këto masa do të përfshijnë edhe punonjësit e policive private.

Çako ka kërkuar nga punonjësit e Policisë së Shtetit dhe të policive private vetëdeklarim nga secili. Punonjësit e Policisë së Shtetit dhe ata të policive private duhet të vetëdeklarojnë se nuk do të kultivojnë kanabis. Deklarimet e firmosura prej tyre do të dorëzohen brenda datës 15 prill pranë çdo strukture policie.

Policët privatë do t’i dorë- zojnë ato në komisariatet e Policisë që mbulon territorin ku banojnë. Punonjësit e Policisë së Shtetit dhe të policive private duhet të sigurojnë me anë të vetëdeklarimit se as familja nuk do të merret me kanabis. Duhet të deklarojnë dhe të sigurojnë se as rrethi familjar nuk do të kultivojë kanabis. Sipas udhëzimit të Çakos, masat më të ashpra do të merren për policët që do të kultivojnë kanabis.

Por edhe për ata që do të neglizhojnë në përmbushjen e këtij prioriteti kombëtar.

“Masa shumë të ashpra edhe për ata punonjës policie që do t’u gjendet kanabis i kultivuar në territorin që mbulojnë. Masa ligjore edhe ndaj të zgjedhurve vendorë e kryetarëve të fshatrave. Gjithashtu, edhe ndaj policëve pyjorë, në rast se në sipërfaqet pyjore konstatohet kultivim kanabisi dhe ata s’kanë raportuar”, shprehet Çako në udhëzimin e tij.

Po ashtu, përgjegjësi penale do të kenë edhe ata që kanë dijeni, por nuk denoncojnë pranë strukturave kultivimin e kanabisit.

ma.me

Next Post
Përfundon i vdekur në qeli vrasësi serial, Harvey

Përfundon i vdekur në qeli vrasësi serial, Harvey

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In