Durrësi ishte destinacioni i radhës ku u mbajt konferenca për sensibilizimin kundër kultivimit të bimëve narkotike. Drejtori i Përgjithshëm për Rendin dhe Sigurinë Publike, Altin Qato, kërkoi bashkëpunim të policisë me pushtetin vendor kundër këtij fenomeni dhe apeloi për ndëshkim në rast se konstatohen policë të implikuar.
Drejtori i Policisë së Qarkut Durrës, Perlat Cullaj pranoi se problem për kultivimin e kanabisit mbeten Kruja dhe Ishmi, teksa garantoi se do të kontrollohet me rigorozitet i gjithë territori dhe çdo serë ku dyshohet se mund të kultivohet kanabis.
Në takim, ku të pranishëm ishin drejtues të pushtetit vendor, u prezantua plani i Policisë së Shtetit “Për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike”.
ma.me