• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Antifashizmi

by Artan Boriçi
08/08/2019 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

nga Artan Boriçi*

 

Është shumë e thjeshtë të pozicionohesh si antifashist kur dihet se

fashizmi është diçka e keqe. Në kushtet kur nuk janë mbyllur e nuk

kanë për tu mbyllur debatet se kush kishte e kush ka të drejtë në

përshkrimin e luftës çlirimtare të shqiptarëve gjatë luftës së dytë

botërore pozicionimi i pashmangshëm duhet të vijë prej një baze

metodike në përshkrimin e realitetit. Përvëc hollësive që nuk luajnë

rol parësor metodologjitë ndahen në dogmatike dhe shkencore. Dogmat,

si ajo fetare, apo edhe doktrinat si ajo marksiste-leniniste,

fashiste, nacionalsocialiste kanë qenë dhe janë motorrë të fortë të

lëvizjeve të mëdha të shoqërisë njerëzore. Nga ana tjetër, dogmat kanë

vetinë të kthehen shumë shpejt në të kundërtën e tyre duke u

shndërruar në tragjedi të njerëzimit. Këtu mund të përmendim

inkuizicionin e kishës, dhunën sektare të protestantëve, dhunën

antimonarkiste të revolucioit francez, dhunën sektare të fashizmit e

nacionalsocializmit, holokaustin, dhunën sektare dhe inkuizicionin

komunist, dhunën sektare të supermacisë së bardhë, shtetin islamik

etj. Fatmirësisht, koha në të cilën jetojmë ka ngritur institucione të

cilat identifikojnë shumë shpejt ideologji të tilla. Institucionet e

kontrollit dhe barazpeshës demokratike perëndimore, ndonëse të brishta

prej sulmeve të vazhdueshme, ia kanë dalë për një kohë të gjatë tashmë

të jenë mburojë e metodologjisë shkencore.

 

Cila ëshjtë arsyeja? Që prej mesjetës njerëzimit i është rikthyer

metodika shkencore, e cila kthen faktet banale në fakte shkencore. Kjo

metodikë ka treguar se kushton shtrenjtë pasi pak njerëz kanë

dëshirën, prirjen dhe pozicionin për ta përqafuar. Baza metodike

shkencore janë teoritë e fallsifikueshme. Nëse një teori nuk është e

fallsifikueshme ajo nuk është pjesë dhe produkt i metodikës shkencore.

Për ilustrim sjellim në vemendje numrin gjithnjë e më të madh të

njerëzve që besojnë se Toka, është e rafshët. Ata sjellin në vemendje

shumë fakte të përditshme dhe teori që bazojnë besimin e tyre. Por

bëjnë çfarë të jetë e mundur që ideja e tyre të mos hidhet poshtë.

Nërsa metodika shkencore bazohet në rrethin hipotezë, verifikim,

ndreqje hipoteze. Kështu, p.sh. po të ngjitesh në majë të malit të

Dajtit në mot shumë të pastër mund të dallohet me sy të lirë bregu i

Italisë. Po atë ditë një vëzhgues në Durrës nuk është në gjendje të

shohë bregun përtej. Këto vrojtime të njëkohshme mund të shpjegohen

vetëm me faktin se Toka nuk është e sheshtë. Interpretimi i drejtë i

fakteve, së bashku me hipotezën se Toka nuk është e sheshtë shkojnë me

njëra-tjetrën në mënyrë perfekte. Ky perfeksion bën që faktet e

vrojtuara të kthehen në fakte shkencore. Mungesa e perfeksionit mund

të çojë në teori të tjera.

 

Tani le t’i kthehemi temës së shkrimit, antifashizmit shqiptar. Në

planin ideor ka shumë pak shqiptarë që e kuptojnë. P.sh. shumë pak

kuptojnë që numri në rritje i atyre që besojnë se Toka është e

rrumbullakët mund të çojë në një përmbysje të madhe të shoqërisë

njerëzore në rast se nuk ka institucione për t’i ndaluar. Ky grupim ka

në rrethin e vet njerëz me peshë dhe pasuri si dhe pseudo-shkenctarë

që nuk ndalen. Kështu kanë filluar të gjitha dogmat që janë kthyer në

rrezik për përparimin njerëzor. Pra, shumë pak punonjës shkencorë

shqiptarë janë në gjendje të flasin për antifashizmin në këto baza.

Shumica e tyre, që mbron Luftën Antifashiste Nacional Çlirimitare, e

mbron duke u nisur prej pozicioneve të tyre doktrinare

marksiste-leniniste. Kjo metodë ka qenë baza me të cilën ata kanë

kryer studimet, e kanë përvetsuar dhe e mbrojnë sot me atë pjesë të

saj doktrinare që është e përbashkët me metodikën shkencore. Në rast

se ka një arsye të vetme themelore pse ra komunizmi është pikërisht

baza metodologjike marksiste-leniniste, e cila nuk lejonte të prekte

bazat doktrinare të pronësisë edhe pse u revizonua pa sukses prej

shumë vendeve lindore. Edhe dhuna e përqendrimi i kapitalit po çon

botën në zgrip, por të paktën udhëhiqet nga teknologjia, e cila në

bazë të sajë ka metodikën shkencore.

 

Në këtë kuptim, antifashizmi shqiptar lindi prej nevojës që aleatët

kishin për të thyer fuqitë e boshtit. Lidhja e fuqishme e Britanisë me

partinë komuniste jugosllave ishte themeli i përçimit të veprimit

antifashist në Shqipëri. Rinia shqiptare, e cila kishte kohë që priste

ndryshimin e jetës në Shqipëri e pa veprimin antifashist si pjesë të

ëndrave për një jetë më të mirë. Antifashizmi, i ndërthurur me

nacionalizmin në vendin e puashtuar prej shtëpisë së Savojës, u bë

promotor i viteve të luftës tek një bazë gjithnjë më e madhe e të

rinjve. Gjermanët nuk patën as kohën e as qëllimin për të përçuar

nazionalsocializmin, prandaj u panë thjesht si pushtues prej Frontit

Nacionalçlirimtar, ndërsa një pjesë nxituan të marrin pushtetin

përpara largimit të gjermanëve. Këta të dytët, kanë qenë dhe mbeten

shqiptarët pragmatikë.

 

Në mbarim të luftës kishim luftëtarë të lirisë, antifashistë dhe

progresistë në njërën anë si dhe pragmatistë, spekulantë, përfitues të

çdo momenti dhe kolaboracionistë. Kjo pamje ka qenë universale në

gjithë vendet pas luftës. Në Shqipëri pati një veçanti. Udhëheqja e

luftës nga duart e forta të Enver Hoxhës u pa si fundi i pushtetit për

shumë të tjerë, të cilët ose heshtën ose më keq akoma nuk pritën të

largoheshin gjermanët dhe u bënë pjesë e pandarë e forcës pushtuese

gjermane me shpresën që Enver Hoxha dhe partia komuniste do të

dërmoheshin keqazi saqë nuk do të arrinin të bëheshin pjesë e

pushtetit. Britanikët nuk kishin luksin të bënin luftë me Enver Hoxhën

pasi njësitë partizane kishin mundësi për të dëmtuar gjermanët. Ata ia

lanë kontrollin jugosllavëvë me shpresën që Shqipëria të bëhet pjesë e

Jugosllavisë. Kjo llogari e keqe e dritëshkurtër që karakterizon

gjithnjë spekulantët afatshkurtër në treg i gjeti kundërshtarët e

Enver Hoxhës në anën e gabuar të historisë që do të shkruante partia

komuniste e më vonë Partia e Punës.

 

Ashtu si në atë kohë që nuk dinin të ndanin antifashizmin me

spekulimin, edhe sot janë thuajse të njëtët shqiptarë që për arsye

pragmatike e disa privilegje të vogla nuk janë në gjendje të ndajnë

antifashizmin e popullit shqiptar në të dy regjimet, atë fashist dhe

atë komunist. Enver Hoxha hipi në pushtet në emër të antifashizmit dhe

zbatoi idenë komuniste në mënyrën më sektare të mundshme. Rinia

antifashiste e gjetur përpara kërkesës për të mbështetur reformat e

mbështeti regjimin dhe u angazhua në një situatë të ngajshme me

fashizmin duke imponuar në çdo qelizë të vendit komunizmin. Sukseset e

dakadave të para ishin marramendëse dhe mbulonin faktin se klika në

fuqi ishte po aq fashiste sa ajo që ishte në kohën e luftës. Por, a

nuk kanë qenë fashistët të suksesshëm në fillimet e tyre? A nuk qe

baza shoqërore e varfër e Italisë dhe e Gjermanisë që rriti pushtetin

fashist dhe nacionalsocialist?

 

Historianët shqiptarë të kësaj dhe asaj kohe e kanë të vështirë të

përballen me luftën sepse ose janë pjesë e sistemit metodologjik

marksist-leninist ose pjesë e kundërshtimit me çdo kusht të Luftës

Antifashiste Nacionalçlirimitare. Të dy palët nuk kanë treguar për

gati 30 vite që kanë ndryshuar qasje. Shqipëria është vend i vogël dhe

numri i shkenctarëve të çdo fushe është i vogël. Kjo vihet re tek

talentet e reja që përplasen prej mediokritetit të moshave të tyre dhe

atyre që duhet të ishin mësuesit e tyre. Në qoftë se në fushat e tjera

kërkuesit mund të blihen nga jashtë, albanologjia është e shtrënguar

të vuajë për kohë të gjata.

 

Në gjithë këtë kakofoni, insitucionet kushtetuese, paralmenti dhe

kryeministri kanë ndërhyrë negativisht. Kuvendi ka ngritur institutin

e krimeve komuniste dhe pasojat e tyre, ndërkohë që cili institucion

duhet të studiojë krimet fashiste dhe pasojat e tyre? Gjatë kohës së

komunizmit krimet fashiste nuk janë studiuar me metodikën shkencore.

Cilët shkenctarë kanë metodikë shkencore për të trajtuar komunizmin?

Insitucionet kushtetuese po bëjnë gabim të rëndë shkencor dhe metodik

duke iu qasur dhunshëm këtyre periudhave. Është e qartë se pas shumë

kohësh studimet do të jenë shkencore, por tani Shqipëria nuk ka

kapacitete njerëzore për të zhvilluar shkencë. Normalisht, kur nuk

dëgjohet shkenca dëgjohet antishkenca. E antishkenca në rrethana të

veçanta të çon në fashizëm. Në se ka sot antifashizëm në Shqipëri janë

pikërisht zëri qytetar në mbrojtje të institucioneve demokratike.

*Pedagog ne Fakultetin e Shkencave te Natyres

Next Post
Whatsapp mund t’ju shkatërrojë jetën

Whatsapp mund t’ju shkatërrojë jetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Eh mor Llapa…”, aktori i njohur akuza të forta Lapajt: Ma keqpërdori foton për mitingun e Berishës

“Eh mor Llapa…”, aktori i njohur akuza të forta Lapajt: Ma keqpërdori foton për mitingun e Berishës

December 21, 2025
Ngjarje e rëndë/ Mbytet varka plot me emigrantë, raportohet për të paktën 20 të zhdukur

Rritje e flukseve të emigracionit të parregullt drejt Britanisë! Mbi 1,400 mbërritje në një javë

December 21, 2025
I nxorën fotot e vjetra me Epsteinin, Clinton akuzon Shtëpinë e Bardhë se po e përdor si “kokë turku”

I nxorën fotot e vjetra me Epsteinin, Clinton akuzon Shtëpinë e Bardhë se po e përdor si “kokë turku”

December 21, 2025
Sherr mes disa personave në Kukës, dy plagosur me armë zjarri, në kërkim dy vëllezër

Sherr mes disa personave në Kukës, dy plagosur me armë zjarri, në kërkim dy vëllezër

December 21, 2025
‘Sulmi terrorist në Banjskë s’mund të injorohet’, Kurti: Përparimi i Kosovës, nën hijen e kërcënimit nga Serbia

“Nuk na duhen tanket”, Kurti: “Javelin” mund të shkatërrojë armët serbe

December 21, 2025
Spiropali vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, pritet nga zyrtarët më të lartë të vendit

Spiropali vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, pritet nga zyrtarët më të lartë të vendit

December 21, 2025
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Unë jam Europian!

December 21, 2025
Pritet ulje e inflacionit në Eurozonë në vitin 2026, BQE: Çmime më të ulëta të energjisë

Pritet ulje e inflacionit në Eurozonë në vitin 2026, BQE: Çmime më të ulëta të energjisë

December 21, 2025
Dosjet Epstein| Të mbijetuarit shprehen skeptikë pas publikimit të pjesshëm nga Departamenti i Drejtësisë

Dosjet Epstein| Të mbijetuarit shprehen skeptikë pas publikimit të pjesshëm nga Departamenti i Drejtësisë

December 21, 2025
Ministri i Drejtësisë kërkon hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

Ministri i Drejtësisë kërkon hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In