• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Antievropianët britanike: Nuk mund të jemi në treg të përbashkët me Shqipërinë

by A R
21/04/2016 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria u përfshi në referendumin për të qëndruar apo për të dalë nga BE-ja të Mbretërisë së Bashkuar pasi një lider i fushatës “Të dalim” tha se Britania mund të bëhej një skuadër me Serbinë, Bosnjen dhe Shqipërinë në një zonë të tregtisë së lirë me të dalë nga BE-ja.

Ideologu kryesor i Konservatorëve dhe ministri britanik i drejtësisë, Micahel Gove ka tërhequr përçmim për deklaratën e bërë dy ditë më parë, ku ekspertët dhe kundërshtarët e tij, pro-Europë nxituan ta quanin referencën e Shqipërisë së varfër një gabim taktik.

Duke shkruar për Financial Times, Gideon Rachman tha se sugjerimet se Shqipëria mund të jetë një model i përshtatshëm biznesi për një Britani pas-daljes ishin “një gafë e rrezikshme”.

“Opsioni shqiptar është marrë me shaka nga fushata “Të Qëndrojmë” dhe për arsye të kuptueshme,” shkroi ai.

“Së pari, tingëllon shumë jotërheqëse – nuk ka shumë njerëz që do të ndryshonin një pasaportë britanike për një dokument shqiptar. Së dyti, është qesharake”, tha ai.

“Gabimi i Gove ishte të jepte emrat e vendeve me të cilat Britania mund të bashkëpunonte. Përveç Shqipërisë, ai përmendi gjithashtu Serbinë, Bosnjen dhe Ukrainën – asnjë nga këto vende nuk është shembulli ideal për paqen dhe begatinë,” shtoi ai.

“Nga ana politike, sugjerimi për të dalë nga BE-ja dhe bashkimi me Ballkanin është qartazi një propozim absurd. Mund të presësh të dëgjosh më shumë rreth Shqipërisë gjatë pjesës tjetër të fushatës së referendumit”, përfundoi ai.

Ndërsa “gafa shqiptare” e Gove ka tërhequr tallje, askush nuk dyshon se ministri i drejtësisë – me sensin e tij të historisë – është një aktivist perfekt i largimit të Britanisë nga BE-ja, që ai e quan një perandori jo-demokratike.

Në fjalimin e tij të hënën, ai e krahasoi bllokun me 27-anëtarë me “Austro-Hungarinë nën sundimin e habsburgëve, perandorinë ruse nën Nikolasin e Dytë, Romën nën perandorët e fundit apo Perandorinë Osmane në vitet e fundit”.

“Është një zonë e lirë tregtare që shtrihet nga Islanda në Turqi ku të gjithë shtetet europiane kanë akses, pavarësisht nëse janë apo jo në euro apo BE. Pasi të votojmë për t’u larguar ne do të mbetemi në këtë zonë… Rënia dakord për të ruajtur këtë zonë të tregtisë së lirë është një kurs i thjeshtë dhe qartazi në interes të të gjithëve,” shtoi ai.

Zyrtarët e qeverisë britanike, megjithatë, theksuan se Shqipëria dhe Serbia, janë në fakt të dëshpëruara për t’iu bashkuar BE-së dhe për t’i lënë marrëveshjet e tyre ekzistuese të tregtisë.

Ata gjithashtu nuk ranë dakord me idenë se liderët Europianë do t’u ofronin Mbretërisë së Bashkuar një marrëveshje tregtare sipas dëshirës në rast të një vote “për t’u larguar”.

Sondazhet më të fundit thonë kampi “të qëndrojmë” kryeson me 52 për qind të votuesve, ndërsa skuadra kundër mbështetet nga 43 për qind./BIRN

Next Post

E vërteta drithëruese e kësaj foto që duket normale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash

March 20, 2026
FOTO LAJM/ Monika Kryemadhi dezinfekton karrigen ku ishte ulur Basha në emision

“Basha do drejtonte PD-në ndërsa Veliaj PS-në”, Kryemadhi: Dumani i premtoi Juri Kimit se do fuste në burg Berishën dhe Metën nëse…

March 20, 2026
Sot “Fitër Bajrami”, besimtarët falin namazin në Sheshin Skënderbej. Spahiu: Festë e mirësisë dhe faljes

Sot “Fitër Bajrami”, besimtarët falin namazin në Sheshin Skënderbej. Spahiu: Festë e mirësisë dhe faljes

March 20, 2026

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In