• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Antienveristët

by Adrian Thano
16/10/2025 17:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adrian Thano 

U përmend emri i Enver Hoxhës në një dokument zyrtar të Kuvendit. Reagimi ishte i shpejtë dhe i zhurmshëm. E gjithë klasa politike, e vjetër dhe e re, nxitoi të japë prova besnikërie ndaj demokracisë, duke “denoncuar” fort diktaturën dhe diktatorin. 

Një teatër bajat tashmë, ku skenari është i njëjti prej dhjetorit ’90. Publiku i lodhur i njeh rolet përmendësh, i njeh edhe marifetet, dhe gjithçka tingëllon si një reprizë e dëgjuar mijëra herë. 

Problemi i sotëm i Shqipërisë nuk është emri i Enver Hoxhës në një listë përkujtimore apo çfarëdo qoftë. Problemi është se maskat janë ndërruar, por shfaqja është po ajo. Këta që thërrasin më fort kundër diktaturës së vdekur janë të njëjtët që kanë ngritur mini-diktaturat e tyre sot më të gjalla se kurrë. 

Këta autoritarë të padurueshëm ndaj kritikës me duar të gjata në xhepat e shtetit, të etur për pushtet me dekada, të rrethuar me erën e vjetër të servilizmit, janë bërë tashmë mjeshtra të sharjes dhe konfliktit teatral, njëherazi pengmarrës të kësaj demokracie në emër të së cilës flasin. 

Barkngopur por shpirtzbrazur, tenderaxhinj banalë të përjetshëm, në 30 vjet “liri”, arritën të prodhojnë më shumë pasiguri, papunësi, emigracion dhe beton, sesa mirëqenie. Një dështim turpërues, për një vend ku natyra ka qenë kaq bujare. Në thelb kanë dështuar si njerëz, përpara se të dështojnë si politikanë. 

Ndërtuan karriera mbi luftën ndaj komunizmit, shesin sot e gjithë ditën “ëndrrën europiane”, por kanë ngatërruar kolltukun me qytetarinë. Ashtu siç nuk kanë ditur të qeverisin, nuk dinë as të largohen me dinjitet. Hipokrizia e tyre është e vetmja gjë që nuk ka pasur krizë. 

Ndërkohë shumë shqiptarë kanë nostalgji – jo për Enverin si kult, por për disa gjëra që, sot, janë zhdukur: një sistem shëndetësor dhe arsimor funksional, ndjenjën e rendit, dinjitetin ndërkombëtar të pasaportës, ndjesinë se shteti nuk i përkiste vetëm të fortëve dhe të korruptuarve. 

Nuk ka tallje më të hidhur ndaj kujtesës historike sesa fakti që shumë prej udhëheqësve të sotëm janë fëmijë, nipa apo mbesa të atyre që ndërtuan atë sistem. U shkolluan në shkollat e tij, e përdorën sistemin, dhe sot, ndërsa e denoncojnë, përfitojnë nga trashëgimia e tij – dhe jo për ta ndrequr. 

Në vend të zhurmës bosh mbi “gabime protokollare” me Enverin e vdekur në shtrat 40 e kusur vite më parë, ndoshta do bënim mirë të ndreqnim sjelljet që kanë mbetur në shpirtin e sistemit të sotëm. 

Sepse ajo që e vret më shumë demokracinë, nuk është hija e diktaturës – por imitimi i saj nga shakaxhinjtë e përparimit që pretendojnë ta kenë përmbysur. 

Next Post
Mblidhet sot Parlamenti! Do të nisë me një minutë heshtje për gjyqtarin Kalaja

Miratohet me 73 vota projektligji për menaxhimin e mbetjeve/ Rrëzohet në Kuvend kërkesa e PD për rezolutën e genocidit në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In