• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Antidepresivët/ Mjekët japin alarmin: “Xanax”-i krijon varësi

by Java News
04/01/2018 20:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas të dhënave të publikuara, importet e antidepresivëve si “Loram”-i, “Xanax”-i dhe “Citolex”-i janë rritur ndjeshëm tre vitet e fundit. Për vitin 2016, ato janë 7-17% më të larta sipas llojit të medikamentit. Me ritme shumë të shpejta, deri në 11-12% janë rritur importet vetëm për “Xanax”-in.

Por sa e lehtë është për t’u siguruar ky medikament nga pacientë të ndryshëm? Fiks Fare bëri një vëzhgim në disa nga farmacitë e Tiranës ku u konstatua që farmacitë e shisnin këtë produkt edhe pa recetën e mjekut.

Pacienti e bleu këtë medikament në më shumë se pesë farmaci të Tiranës pa asnjë lloj vështirësie. Kishte edhe raste kur farmacistët i kaluan kompetencat e tyre duke marrë përsipër të bëjnë rolin e mjekut duke treguar mënyrën se si merret ilaçi. Në disa nga farmacitë që gazetarët e Fiks Fare ka në blerë këtë medikament nuk janë lajmëruar për efektet anësore që ky bar ka nëse merret pa kriter apo jashtë mbikëqyrjes së mjekut. Në disa të tjera farmacistet edhe pse e shesin pa recetë, këshillojnë blerësin që nga ky medikament krijohet varësi.

Për të qenë më të qartë për efektet anësore të këtij medikamenti, gazetarët iu drejtuan specialistëve. Ky bar sipas neurologëve krijon probleme të shëndetit mendor nëse merret pa kriter edhe jashtë kontrollit të mjekut.

Dritan Harunin, mjek neurolog i cili shpjegon se efektet anësore të “Xanax”-it janë të forta dhe varësia ndaj tij është një nga efektet më të këqija. Sipas tij një pacientë që trajtohet me këtë medikament jashtë kontrollit të mjekut, apo pa u këshilluar me të dhe e merr më shumë se dy javë pa e patur të nevojshme, krijon atë lloj varësie sa do t’i duhet më pas ta marrë gjithë jetën.

“Fillon e shtohet gjendja e ankthit dhe stresit dhe bëhen më serioze problemet e shëndetit mendor”, pohon dr Haruni.

Fiksi u interesua edhe pranë Agjencisë së Kontrollit të Barnave, sipas së cilës në rastet e tregtimit të këtij bari pa përshkrimin e mjekut specialist apo përdorimit abuziv, krijohet varësi nga këto lëndë.

Në zbatim të ligjit Nr. 105/2014 “Për Barnat dhe Shërbimin Farmaceutik” neni 63, tregtimi i barnave në farmaci ose në agjenci farmaceutike pa recetën e mjekut, dënohet me 100 000 ( njëqind mijë) lekë gjobë, në rast përsëritjeje me 200 000 (dyqind mijë) lekë gjobë. Por ky ligji nuk ka trembur aspak farmacitë që e tregtojnë atë pa kriter.

Farmacistja 1: Po të jap një 10-she “Xanax”, pihet dy herë në ditë. Një në mëngjes, një në darkë.
Fiksi: Ta pi një tashti, ka problem?
Farmacistja 1: Pije, nuk është se të jep shumë gjumë si Lorami.
Fiksi: Më ndihmon me një pako “Xanax” të lutem?
Farmacistja 2: Sa miligramshe?
Fiksi: 0.25 she.
Fiksi: 360 lekë, diçka e tillë?
Farmacistja 2: Urdhëro zemër.”
Farmacistja 3: Sa vjet ke me këtë gjendje?
Fiksi: Në fakt nuk është se është një problem i tanishëm.
Farmacistja: Se nga që, për mua e mira është të mos i përdorësh fare.
Fiksi: E di pra e di..
Farmacistja 3: Se krijon varësinë që ti e ke të krijuar.
Fiksi: Jo shumë…
Farmacistja: Po të jap këtë 0.25 –she që është dozë e vogël Edhe pije një në darkë.
Fiksi: Ajo është 70 lekë. Pije një në darkë./Top Channel/

Next Post
Eksperti ligjor: Rezultatet e Vettingu-t do trondisin prokurorët e gjyqtarët, si dhe politikën e lidhur me krimin

Eksperti ligjor: Rezultatet e Vettingu-t do trondisin prokurorët e gjyqtarët, si dhe politikën e lidhur me krimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In