• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Anti-rrjedha Basha & Berisha dhe pse nevoja do i bashkoj sërish!

by Ben Andoni
02/11/2021 20:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Në një logjikë normale dhe të domosdoshme për Partinë Demokratike duhet të ishin strukturat, që konform neneve statusore në një rrjedhë normale të zgjidhnin krizën e sotme, një nga më të mëdhatë e regjistruara gjatë ekzistencës së këtij formacioni politik. Por, Berisha dhe Basha, ish-kryetari dhe kryetari aktual janë barrikaduar në dy anë të një sherri kinse ekzistencial, që duket se në ditët e fundit po merr shumë energji, po lodh elektoratin dhe më shumë se çdo gjë: po nxjerr dobësitë e mëdha të brendshme në formacionet politike shqiptare. Ata pak njerëz të kthjellët që po përpiqen të këshillojnë janë distancuar me të drejtë, pasi si kryetari Basha, i cili sapo u zgjodh me shumicë votash nga po këta njerëz që po mëtojnë ta heqin dhe ardhur pas plot tre humbjesh votimesh të përgjithshme po qëndron i vendosur; ashtu si ish-kryetari Sali Berisha, që jo vetëm e ka mbajtur por edhe e ka sponsorizuar moralisht kryetarin aktual duket më i vendosur me anë të “Foltoreve” të bëj një paralele dhe ta zhvendosë vëmendjen publike nga shpallja “Non grata”, përcjellë nga shteti amerikan përmes Departamentit të Shtetit dhe që e ka penalizuar me të drejtë nga partia e vet.

Për të ardhur keq është se tashmë edhe Basha e ka rritur tonalitetin dhe agresivitetin e gjuhës së tij dhe po ndërton një narracion anti-Berisha, që kulmoi në seancën e parlamentit të kësaj jave të fundit të tetorit 2021, kur iu drejtua kryeministrit Rama: “E ke hallin ti tek Partia Demokratike?! Ke hall ti sesa demokratë mbledh unë?! Të ka marrë malli ty? Të ka marrë malli?!

Thuaj më ka marrë malli për Sali Berishën dhe për Ilir Metën, thuaje ta dëgjojnë të gjithë.

Shko dhe ti në foltore zotëri, ose fillo foltoren tënde. Bëni ‘Trekëndëshin e Bermudës’ edhe qani hallin bashkë të tre, nëqoftëse i keni të njëjtat. Unë jam këtu për të qarë hallet e shqiptarëve, as të tuat, as të Sali Berishës, as të Ilir Metës”…

Po si ka mundësi vallë që Basha edhe kur ka pasur forcën e Berishës pas vetes nuk është trimëruar kaq shumë dhe jo vetëm kundër një personazhi, por bashkë tre syresh dhe madje nga më potentët e historisë shqiptare të demokracisë? Logjika sërish të shkon te kulisat, ku Basha ka një lloj garancie nga forca që janë të paperceptueshme prej publikut të gjerë për fundin e këtij aksioni në dobi të vet; mbështetjen e Ramës prej asaj që besohet si ndikim i tij në Gjykatë, që PD-ja të mos ndahet, duke ia lënë sërish vulën; por edhe heshtjen e pashpjeguar të vetë protagonistëve të etiketuar!!! Në fakt, Basha e ka primatin sepse vetëm pak javë më parë e fitoi në një proces zgjedhor të arsyeshëm te PD anipse shumë të përfolur de facto, që nuk u kundërshtua madje as nga Berisha dhe as nga grupi i tij, por që Kuvendi u përdor disi dhe për të treguar peshën e ish-kryetarit. Qysh atëherë, ashtu edhe si është provuar tashmë, Basha e dinte fatin e Berishës, mungonin vetëm modalitet e largimit të tij, zbuluar dora-dorës dhe që  u lanë në fund të kohës së arsyeshme, sak kur PD-ja përgatiti grupin parlamentar.

Tashmë jemi në fund të gjithë kësaj maskarade dhe llogaritë e arsyes e dërgojnë këtë diskurs Basha-Berisha në ndarje apo më saktë kah përçarjes. Basha jo vetëm e ka ngritur tonalitetin e gjuhës por e ka bërë të qartë se nuk do ketë Kuvend, kurse Berisha dhe njerëzit e tij jo vetëm e kanë shpallur ditën por po mundohen të tregojnë se tashmë ish-kryetari do rikthehet 100%.

“Në një kohë krize të brendshme, njerëzit me vullnet të mirë dhe bujarë duhet të jenë në gjendje të bashkohen pavarësisht nga partia apo politika”, thoshte dikur Kenedi, i përballur me problematika të pafundme politike në vendin e tij. Por Amerika e tij nuk është Amerika se sotme që i ka bërë gjëmën Berishës; kurse Shqipëria politike sot nuk është ajo e viteve më parë, ku zërat e njerëzve të arsyeshëm janë bjerrë. Tashmë politikanët shqiptarë jo thjesht janë marifetçinj të spikatur por edhe krijues situatash të tilla madje duke përfituar në një kundër-rrjedhë si kjo që po vazhdon te PD. Kadilli, një nga kandidatët e arsyeshëm e përmendi bashkëpunimin Basha-Berisha, ashtu si të tjerë po e thonë ende nën zë.

Më e logjikshme në këtë rrugë pa krye është se Berisha dhe Basha u nevojitet të jenë sërish në një varkë të pambytur, por me disa mbyllje vrimash, që të kënaqin egon dhe fabulën e ish-kryetarit për gjyqin dhe kërkimin e drejtësisë së tij, ashtu si Basha do qëndrojë sepse të vetmen punë të mirë që ka bërë ishte ngulja e vetes në pushtetin e PD-së. Javët e ardhshme do të tregojnë shumë, por anti-rrjedha aspak logjike e PD-së, që nuk po tregon ide por vetëm kryqëzimin e Bashës, ka shumë të ngjarë të futet në trasenë e llogaritur të kryetarit aktual. Nuk është e pakët që qetësia e tij përkon aq qetë me vendosmërinë e Berishës për ta hequr, si padron. Nëse do të ndodhë dhe gjasat po e afrojnë këtë skenar, ky do jetë pazari më i dhimbshëm për PD-në dhe zhgënjimi më i madh prej tyre, anipse sa herë kanë qenë vallë bashkë në këto vite të fundit ata dhe askush nuk është mërzitur?!  “Dy zotërit” e PD-së e dinë mirë që janë pronarët ortakë të demokratëve, pa iu dhimbsur realisht se e kanë zvetënuar kauzën e të Djathtëve. Në këtë anti-rrjedhë, ata thjesht po i tërheqin të gjithë në qerthullin e tyre me zgjidhjet thjesht për të përfituar duke krijuar telashe, kur sfida e vërtetë në fakt duhet të ishte Rama. A nuk e thoshte dikur Marks:” Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara”. Jo Marksi, ai i vërteti, por Julius Henry (Grouche) Marks, humoristi që kishte qejf si pakkush batutat, bash ato që po na lodhin me hipokrizinë e tyre njerëzit e sotëm të Partisë Demokratike. (Javanews)

Next Post
Patozi për lëvizjen e re të Kadillit: PD ka ide, por po ndjek një ide të keqe që e çon drejt greminës

“Ndarja është e pashmangshme, por dikush nuk do e pranojë”, Patozi komenton situatën në PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vetëm 18 vjeç, por ‘mjeshtër’ në drejtimin e një rrjeti trafiku kokaine në Itali, arrestohet adoleshenti shqiptar! Ja çfarë iu gjetën në banesë

Vetëm 18 vjeç, por ‘mjeshtër’ në drejtimin e një rrjeti trafiku kokaine në Itali, arrestohet adoleshenti shqiptar! Ja çfarë iu gjetën në banesë

February 11, 2026
Vranësira mesatare deri të dendura, borë në male, moti për ditën e sotme

Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për ditën e nesërme

February 11, 2026
U dënua me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli apelon vendimin e Gjykatës së Fierit

Luizi bën parashikimin, tregon emrin e fituesit të Big Brother VIP 5

February 11, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

February 11, 2026
Begaj pret drejtorin e INL-së dhe të ngarkuarën me punë të SHBA-ve: Rikonfirmuam partneritetin tonë strategjik

Begaj pret drejtorin e INL-së dhe të ngarkuarën me punë të SHBA-ve: Rikonfirmuam partneritetin tonë strategjik

February 11, 2026
Zyrtari i lartë amerikan takime të rëndësishme në Tiranë/ Ambasada: SHBA të angazhuara për forcimin e partneritetit, bashkëpunim në Shqipëri për luftën kundër krimit

Zyrtari i lartë amerikan takime të rëndësishme në Tiranë/ Ambasada: SHBA të angazhuara për forcimin e partneritetit, bashkëpunim në Shqipëri për luftën kundër krimit

February 11, 2026
Paralajmërimi i analistit: Dënimi i krerëve të UÇK-së do të sjellë destabilizim

Paralajmërimi i analistit: Dënimi i krerëve të UÇK-së do të sjellë destabilizim

February 11, 2026
I akuzuar për trafik droge dhe grup kriminal, GJKKO dënon me 12 vite burg Astrit Balliun

I akuzuar për trafik droge dhe grup kriminal, GJKKO dënon me 12 vite burg Astrit Balliun

February 11, 2026
Të katërt u shuan në Itali, shqiptarët mbledhin për dy ditë mbi 75 mijë euro për funeralin e familjes Kola

Humbën jetën në mënyrë tragjike në Itali, trupat e katër pjesëtarëve të familjes Kola nisen drejt Shqipërisë

February 11, 2026
Zbulimi i fundit i shkencëtarëve: Si gripi mund të godasë zemrën dhe të shkaktojë infarkt

Zbulimi i fundit i shkencëtarëve: Si gripi mund të godasë zemrën dhe të shkaktojë infarkt

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In