• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Anti-krimi/ Tetë kategori personash do ndalohen për tendera dhe koncesione

by Java News
27/10/2018 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria tjetër goditje krimit, personat e dënuar për një grup veprash të rënda penale nuk mund të marrin tendera, të përfitojnë nga ndihma shtetërore si dhe të kenë lehtësira për investime.

Qeveria i jep një tjetër goditje krimit tashmë jashtë mureve të burgut. Tetë kategori personash nuk do të kenë më të drejtë të marrin tendera nga autoritetet publike, të përfitojnë statusin si investues strategjikë, të përfitojnë nga ndihma shtetërore si dhe nuk do të kenë as lehtësira për investime në fushën e turizmit. Kështu parashikojnë katër projektligje të miratuara dje nga Këshilli i Ministrave.

Katër nismat synojnë të izolojnë dhe të mbajnë larg tenderave, koncesioneve dhe investimeve një grup personash që janë dënuar më parë me një vendim të formës së prerë për disa vepra të rënda penale. Konkretisht, do të përjashtohen nga çdo garë për tendera, koncesione, investime dhe ndihmë shtetërore ata aksionerë, pronarë kompanish apo persona që janë dënuar për pjesëmarrje në banda, për korrupsion, mashtrim, trafik droge, falsifikime etj.

“Autoriteti kontraktor skualifikon nga procedura e përzgjedhjes së fituesve të kontratave publike çdo operator ekonomik, kur ka të dhëna se është ose ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, për ndonjë nga veprat penale të mëposhtme: Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, organizatë kriminale, bandë e armatosur, organizatë terroriste; Korrupsion; Mashtrim; Pastrim parash ose financim i terrorizmit; Vepra me qëllime terroriste ose vepra penale të lidhura me veprimtari terroriste, ose nxitje, ose ndihmë ose mbështetje për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste; Organizim, drejtim ose financim i veprimtarisë së prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si dhe veprimtarisë së trafikimit të narkotikëve; Falsifikim; Puna e fëmijëve dhe forma të tjera të trafikimit të qenieve njerëzore”, thuhet në projektligjin e miratuar nga qeveria për ndryshimin e ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006, “për prokurimin publik”, të ndryshuar.

 

Zgjerohet rrethi

Projektligji parashikon që detyrimi për të skualifikuar një operator ekonomik nga gara në një tender apo koncesion, zbatohet edhe kur personi i dënuar me një vendim gjyqësor të formës së prerë është anëtar i një organi administrativ, drejtues ose mbikëqyrës i atij, aksionar ose ortak, operator ekonomik, ose ka kompetenca përfaqësuese, vendimmarrjeje ose kontrolluese brenda tij. Me hyrjen në fuqi të këtyre ndryshimeve operatori ekonomik duhet të paraqesë vërtetim nga dosja gjyqësore ose një dokument, të lëshuar nga një autoritet kompetent, që vërteton se ai nuk preket nga këto kritere ndaluese.

 

Tre projektligjet e tjera

Me të njëjtën përmbajtje dhe frymë, qeveria ka propozuar edhe ndryshimin e tre ligjeve të tjera, konkretisht të ligjit nr. 55/2015, “për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë, të ligjit nr. 93/2015, “për turizmin”, të ndryshuar si dhe të ligjit nr. 9374, datë 21.4.2005, “për ndihmën shtetërore”, të ndryshuar. Në të tre ligjet qeveria kërkon përfshirjen e tetë kategorive që nuk mund të përfitojnë. Projektligjet pritet të depozitohen në Kuvend, për t’u shqyrtuar më tej në komisionet parlamentare.

 

Personat që nuk mund të marrin pjesë në tendera

  1. Të dënuarit për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, organizatë kriminale, bandë e armatosur, organizatë terroriste;
  2. Të dënuarit për korrupsion;
  3. Të dënuarit për mashtrim;
  4. Të dënuarit për pastrim parash ose financim i terrorizmit;
  5. Të dënuarit për vepra me qëllime terroriste ose vepra penale të lidhura me veprimtari terroriste, ose nxitje, ose ndihmë ose mbështetje për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste;
  6. Të dënuarit për organizim, drejtim ose financim i veprimtarisë së prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si dhe veprimtarisë së trafikimit të narkotikëve;
  7. Të dënuarit për falsifikim;
  8. Të dënuarit për punën e fëmijëve dhe forma të tjera të trafikimit të qenieve njerëzore. (Shqiptarja.com)
Next Post
Largimi i Xhafajt/ Ylli Manjani: Tani, kujdes me Edi Ramwn

Largimi i Xhafajt/ Ylli Manjani: Tani, kujdes me Edi Ramwn

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In