Në kuadër të luftës kundër informalitetit, janë bllokuar 500 mijë litra birrë në një fabrikë me vendndodhje në Kashar. Shkak për këtë janë bërë detyrime akcize të papaguara në shumën rreth 17.6 milionë lekësh. Video është
publikuar nga Kryesministri Edi Rama në rrjetin social “Facebook”
Ky subjekt është gjobitur në shumën 70 milionë lekë, pasi hedhja për konsum nga ana e operatorit, e kësaj sasie birre, pa paguar detyrimet e akcizës, sipas ligjit përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me 3-fishin e detyrimeve të akcizës që duheshin paguar./l.m