• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ankthi i Princ Lekës: Ja çfarë i thoshte Elias vajza që na përndiqte

by A R
21/02/2017 19:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vajzë 25-vjeçare u dënua  me burg pasi për uaj me radhës përndiqte Princ Lekën dhe bashkëshorten e tij Elia Zaharia. Ajo nuk i ndahej çiftit madje në shumë raste hynte brenda rrethimit të rezidencës së tyre.

Në disa raste ajo i ka kërcënuar dhe bërtiste me zë të lartë “të dua” që princi ta dëgjonte. Në shumë raste ata janë ndjerë të kërcënuar derisa e denoncuan të renë Fitore Bekteshi në polici.

Dëshmia e Princ Lekës:

“Prej më shumë se një viti, shtetasja Bekteshi na përndjek të dyve. Emrin e saj e kam mësuar nga policia vetëm pas arrestimit të saj. Me veprime konkrete fillimisht ka qëndruar vetëm para rezidencës sonë të banimit, e ulur te lokali ‘Millenium’, afër gardhit rrethues të rezidencës.

Pastaj ka lëvizur shpeshherë te pjesa prapa Galerisë së Arteve. Rrinte qeshte dhe tentonte të tërhiqte vëmendjen time. Fjalë nuk më ka hedhur në atë kohë. Komunikimi i saj me mua filloi gjatë dimrit të kaluar, kur filloi të më ndiqte edhe kur isha me makinë dhe ajo vinte nga pas me biçikletë.

Një herë te një supermarket, ndërkohë që unë isha brenda, ajo bënte sikur bënte pazarin me mua. Pastaj më shikonte në rrugë më buzëqeshte. I vetmi komunikim me të kam pasur një herë dhe shoqëruesi im i ka thënë të largohej, kjo ka ndodhur te rezidenca jonë dhe në ato momente, ajo ka filluar të bërtasë duke thënë se ishte qytetare e lirë dhe ka të drejtë të ecë në rrugë dhe të mos cenohet në lirinë e saj. Bile ajo u thoshte rojeve se më donte dhe bërtiste me të madhe që ta dëgjonin njerëzit. …

Përmend dhe rastin që ka ndodhur te restorant ‘TAIWAN’, ku unë menjëherë kam lajmëruar punonjësit aty që të kenë kujdes. Ajo atë ditë u shpreh shumë e nervozuar, sidomos nisur nga fakti që isha i shoqëruar nga Elia. Ajo edhe kur ecim rrugës unë dhe Elia, i afrohet Elias dhe i ecën paralel dhe me trupin e saj prek krahun e Elias. I them të largohet, por ajo vazhdon me të sajën.

Kur jemi kthyer nga një aktivitet dhe kemi ngrënë darkë në kat të dytë te ‘TAIWAN’, ajo është ulur po aty, nuk ka porositur asgjë, është larguar nga restoranti.

Ka qenë dimër shumë ftohtë dhe jam informuar nga rojet se ka fjetur atë natë në natyrë përjashta prapa Galerisë së Arteve. Është futur disa herë brenda kompleksit tonë rezidencial që është i rrethuar dhe ruhet me roje dhe kamera, dyshoj se është futur nga ana e godinës që ne e kemi dhënë me qira, i është afruar edhe gardhit sa herë që dalim në oborr jemi në vëzhgimin e saj. …

Një herë isha në lulishten e oborrit të shtëpisë bashkë me vëllanë e Elias dhe e pashë këtë shtetase duke lëvizur brenda rrethimit të gardhit tonë te pjesa që ne e kishim dhënë me qira. Po atë ditë ishte pushim dhe dera normalisht duhej të ishte mbyllur. Ka qenë ditë e diel, jam afruar te gardhi dhe e pashë i thashë se çfarë po bën, por ajo nuk m’u përgjigj.

I thashë të ikte se do thërrisja policinë. Ajo përsëri rrinte aty më shikonte, buzëqeshte dhe nuk lëvizte. Unë njoftova rojen dhe ajo ka ikur nga ana e shtëpisë së Libohovëve. Pasi është arrestuar dhe vendosur nën masën e sigurisë, ajo nuk është dukur më dhe nuk na ka shqetësuar deri ditën e dasmës sonë, kur ka ardhur në ceremoni dhe i ka thënë Elias në distancë se ‘mund ta kesh fustanin e bukur, por kjo nuk të bën njeri të bukur’.

Ishte në një gjendje histerike atë ditë dhe shumë e acaruar, me fytyrë të nxirë e veshur me të zeza si për në varreza. U largua prej aty vetëm me ndërhyrjen e njerëzve të sigurisë për të mos bërë skandal në sy të të ftuarve dhe medias”.

Next Post
Tmerr në Britani/ 11-vjeçari azilant shqiptar përdhunon 4-vjeçarin në familjen që e adoptoi

Tmerr në Britani/ 11-vjeçari azilant shqiptar përdhunon 4-vjeçarin në familjen që e adoptoi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In