• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ankohet Sali Berisha: Po hidhen miliona euro kundër kandidimit tim si kryetar i PD

by A R
06/05/2022 14:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kthyer përgjigje ditën e sotme pyetjes së gazetarëve për kandidimin për kryetar të Partisë Demokratike. Lideri historik i demokratëve ripërsëriti se do të kandidoj dhe i ka plotësuar dokumentet, afati i të cilave për t’i dorëzuar është ditën e nesërme.

“Së pari, meqë e hape këtë çështje dua të denoncoj fushatën e paimagjinueshme të financuar me miliona Euro nga qeveria, mafia e Sorosit, jo vetëm ajo dhe të tjerë, kundër kandidimit të Sali Berishës. A mund ta imagjinoni ju? Njeriu ka shpallë publikisht se do kandidojë dhe bën programe a duhet të kandidojë apo s’duhet të kandidojë. A nuk është kjo një fushatë e mirëfilltë që shkel një rregull demokratik Mbrëmë të gjitha televizionet e vendit këtë kishin pyetje kryesore. E pashoqe kjo. Do të kandidoj dhe i kam plotësuar dokumentet. Do t’iu dorëzoj dhe do t’u drejtohem shqiptarëve në mënyrën më besimplotë se kandidoj si dëshmi e respektit, e dashurisë, e pasionit tim për të ndryshuar për mirë jetën e tyre. Nuk mundet të pajtohem unë kurrë me këtë situatë në të cilën shqiptarët janë shndërruar në një komb që lindin fëmijë për të emigruar. Kësaj situate do ti jap fund një minutë e më parë”, tha Berisha.

Sa i përket pyetjes nëse e shqetëson fakti që mund të mos ketë asnjë kandidat tjetër përballë, Berisha tha se do të jetë lider referendar. Sipas tij nuk ka garë më të fuqishme se kur të zgjedh populli. Ai u shpreh se nuk do të shpikë rivalë siç bën Edi Rama. Në përfundim, Berisha tha se do t’i përgjigjet vullnetit të votuesve demokratë.

“Pyetja e dytë e juaja nuk qëndron. Atëherë thjesht unë do të jem një lider referendar, i zgjedhur me referendum popullor, por nuk ka garë më të fuqishme se kjo. Në qoftë se të tjerë nuk marrin përsipër të kandidojnë për arsyet e tyre dhe i garantoj për një garë të ndershme me rregulla të plota transparente. Nuk jam unë Edi Rama që shpik rivalë. Atë nuk e bëj unë. Ajo është fake, antidemokratike. Kush të dojë, urdhëro ka një komision të përcaktojë çdo rregull? Nuk duan, atëherë mbetet referendumi dhe unë më datë 22 Maj nëse zgjidhem në një referendum të mbarë demokratëve, në qoftë se nuk zgjidhem i nënshtrohem plotësisht verdiktit të tyre po referendar. Nuk ishte kjo kërkesa ime, por natyrisht një zgjidhje referendare më nderon shumë”, tha Berisha.

/a.r

Next Post
Pse Aspirina nuk rekomandohet më nga mjekët/ Shkencëtarët tregojnë kush s’duhet ta marrë

Pse Aspirina nuk rekomandohet më nga mjekët/ Shkencëtarët tregojnë kush s'duhet ta marrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In