Ndërkohë që opozita proteston prej 3 orësh përpara Kuvendit, aty ku ka pasur herë pas here tension e përplasje, vjen edhe një denoncim.
Përmes një videoje dhe fotove, Partia Demokratike thotë se po përgjohen protestuesit nga policia e pozicionuar në pika kyçe.
Janë efektivë të vendosur në pjesën e sipërme të kullave në qendër të Tiranës, ata që sipas PD-së po përgjojnë protestuesit.
/a.r