Është shtyrë vendimi i KAS për kërkesën e BF që ka kërkuar shpalljen e pavlefshme të kutisë së burgut te Kosovës në rezultatin për bashkinë e Belshit.
Deri te hënën BF duhet te plotësojë ankesën dhe burgu i Kosovës duhet të sjellë në KQZ info për të burgosurit që kanë votuar.
Differenca mes dy kandidateve ne përmbyllje te numërimit ishte 40 vota plus për Arif Tafanin e PS, nëse pranohet kërkesa e BF dhe shpallet e pavlefshme kutia e burgut, rezultati mund te përmbyset ne favor te kandidatit te opozitës, Bedri Qypi.
Në total koalicioni Bashkë Fitojmë konteston 88 vota që pretendon se duhej të shpalleshin të pavlefshme, por i janë llogaritur kandidatit të PS.
Të njëjtën kërkesë BF e ka bërë edhe për bashkinë e Rrogozhines, ku gjithashtu ka qenë vendimtare kutia e burgut të Rrogozhinës në shpalljen e fituesit.
Kërkesa për Rrogozhinën, shqyrtohet nesër.