Shtyhet për herë të dytë seanca gjyqësore në Gjykatën Administrative për Apelit për shqyrtimin e ankimimit të kandidatit për Prokuror të Përgjithshëm, Lulzim Alushaj. Shkak është bërë mosformimi i trupit gjykues.
KLP e skualifikoi Lulzim Alushajn nga gara për kryeprokuror, pasi nuk plotësonte kushtin e pasjes 15 vjet përvojë pune si jurist i spikatur.
Ky vendim i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke e larguar atë nga gara, u ankimua nga avokati Alushaj.
Ai kërkon shfuqizim e vendimit të KLP-së dhe anulimin e të gjithë procedurës për verifikimin e kandidaturave për Prokuror të Përgjithshëm.
Kandidatë për postin e kryeprokurorit janë prokurori i Krimeve të Rënda Olsjan Çela, prokurorja e Apelit të Tiranës Fatjona Memçaj, si dhe kryeprokurorja aktuale Arta Marku.
/a.r