Komisoni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka hedhur shortin dhe Ledio Braho është caktuar relator për ankimimin e Sali Berishës, që kundërshton vendimin e Celibashit për regjistrimin e PD me nënkryetar Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar.
Ata kërkojnë pezullimin e vendimit deri kur Kolegji Zgjedhor të jetë shprehur me vendim përfundimtar për ankimimin e tyre.
“Në KQZ u depozitua kërkesa ankimore nr. 36, me objekt “Kundërshtimi i vendimit të Komisionerit Shetëror të Zgjedhjeve, nr. 179, datë 18.03.2023 dhe ndryshimin e këtij vendimi, duke vendosur: Pezullimin e regjistrimit të subjektit “Partia Demokratike” me nënkryetar z. Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023, deri kur Kolegji Zgjedhor të jetë shprehur me vendim përfundimtar për ankimimin e subjektit “Partia Demokratike e Shqipërisë” e përfaqësuar nga Kryetari z. Sali Berisha” thuhet në njoftim.
Shqyrtimi paraprak i kërkesës ankimore do të bëhet nesër.
KAS shqyrtoi gjithashtu dy kërkesa ankimore të “Bindjes Demokratike” dhe “Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar për regjistrimin në zgjedhje.
Të fundit vendosi të mos e kalojë për shqyrtim, ndërsa ajo e Bindjes Demokratike do shtqyrtohet nesër në 12:30.
“Kërkesa ankimore nr. 34 me objekt “Korigjimin dhe kundërshtimin e vendimit nr. 170, datë 11.03.2023 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Bindja Demokratike”, për regjistrimin si subject zgjedhor për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023””;
Kërkesa ankimore nr. 35, me objekt “Korigjimin dhe kundërshtimin e vendimit nr. 173, datë 03.2023 “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023””.
Në përfundim të shqyrtimit paraprak, KAS vendosi moskalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore nr. 34 dhe kalimin për shqyrtim në seancë publike të kërkesës ankimore nr. 35″.
/a.r











