• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Anketa e Buxhetit të Familjeve, Tirana ‘zbraz xhepat’ për argëtim

by Java News
07/01/2019 07:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk është aspak habi që Tirana është qarku me “qejfli” në Shqipëri. Pjesa më e madhe e të ardhurave janë përqendruar në kryeqytet dhe dihet që “qejfi” blihet me para. Sipas të dhënave nga Anketa e Buxhetit të Familjeve 2017, Tirana kishte përqindjen më të lartë të shpenzimeve për argëtim dhe kulturë ndaj totalit të shpenzimeve rreth 4.1%, apo rreth 1 pikë më shumë se mesatarja kombëtare.

Pas Tiranës, për sa i përket shpenzimeve për argëtim dhe kulturë mbi mesataren kombëtarë, renditet Korça, ku nga të dhënat e ABF kanë shpenzuar në 2017-n rreth 3.3% të totalit të shpenzimeve për t’u argëtuar. Korçarët gjithashtu renditeshin të parët për sa i përket peshës së shpenzimeve për veshje dhe këpucë. Berati është qarku i tretë me përqindjen më të lartë të shpenzimeve për argëtim, me 3% të totalit.

Qarqet e tjera kanë një përqindje më të ulët se mesatarja kombëtare. Durrësi, i cili edhe pse ka një ekonomi të zhvilluar dhe është vend bregdetar, ka një peshë të shpenzimeve për argëtim rreth 2.9%.

Fieri, Lezha, Shkodra, Elbasani dhe Vlora kanë një mesatare shpenzimi që varjon nga 2 në 2.4%. Qarqet me shpenzimet më të ulëta Kukësi me 1.9%, Gjirokastra me 1.7% dhe Dibra me vetëm 1% të totalit të shpenzime.

Por sa i shtrenjtë është argëtimi në Shqipëri??

Të argëtohesh në Shqipëri kushton shumë më shtrenjtë se në vendet e tjera të rajonit. Sipas portalit Expatistan, argëtimi në Serbi kushton rreth 24% më shtrenjtë se në Shqipëri, dhe rreth 9% më lirë në Malin e Zi. Ndërsa krahasuar me Kosovën, argëtimi është rreth 41% më lirë se në Shqipëri.

Expatistan bën krahasimin e kostove të jetesës midis vendeve të ndryshme të botës duke i ndarë në disa kategori kryesore, si kostot e ushqimit, banesës veshjeve, transportit, përkujdesjes personale dhe argëtimit.

Në kategorinë e argëtimit merrin disa nën kategori në shqyrtim, si kostoja për të ngrenë në një restorant, bileta për në kinema, bileta për në teatër,  çmimi për një koktej, çmimi për një kapuciono, çmimi i një abonimi mujor në palestër dhe një paketë cigare./Monitor/a.meta

Argetim

Next Post
Kosovë/A e pengojnë ministrin Cakaj, Thaçi dhe Haradinaj?!

Kosovë/A e pengojnë ministrin Cakaj, Thaçi dhe Haradinaj?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
“Propozimi për nënkryetarin e Kuvendit duhet të vijë nga Lista Serbe”, publikohet aktgjykimi i Kushtetueses në Kosovë

“Propozimi për nënkryetarin e Kuvendit duhet të vijë nga Lista Serbe”, publikohet aktgjykimi i Kushtetueses në Kosovë

February 4, 2026
“Gjatë arrestimit të Ilir Metës u shkelën të drejtat e njeriut”/ Ish-Presidenti falenderon IFIMES për raportin

“Gjatë arrestimit të Ilir Metës u shkelën të drejtat e njeriut”/ Ish-Presidenti falenderon IFIMES për raportin

February 4, 2026
Engjëlli me fytyrën e Giorgia Melonit në bazilikën e San Lorenzos/ Restauratori i afreskut: Më urdhëroi Vatikani!

Engjëlli me fytyrën e Giorgia Melonit në bazilikën e San Lorenzos/ Restauratori i afreskut: Më urdhëroi Vatikani!

February 4, 2026
“Punon për Ramën”, Salianji i përgjigjet Berishës: Nuk na duhet një parti që qan sa herë humb zgjedhjet

“Punon për Ramën”, Salianji i përgjigjet Berishës: Nuk na duhet një parti që qan sa herë humb zgjedhjet

February 4, 2026
E kafshoi qeni i fqinjëve, humb jetën gruaja në Belsh

E kafshoi qeni i fqinjëve, humb jetën gruaja në Belsh

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In