• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Anketa: 40% e shqiptarëve flasin gjuhë të huaja, mbizotëron anglishtja

by Java News
10/05/2018 20:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dijet nuk kanë fund dhe kjo është më shumë e vërtetë për ata që kanë mbaruar arsimin e lartë.

INSTAT ka publikuar për herë të parë  rezultatet e Anketës së Arsimit të të Rriturve 2017, e cila i referohet popullsisë së moshës 25-64 vjeç, ku rezulton se 29,2 % e individëve me arsim të lartë (Bachelor, Master, Doktoraturë) kanë marrë pjesë në arsimin jo-zyrtar dhe trajnime, si një mjet për të kryer punën e tyre sa më mirë, për të rritur njohuritë në një fushë që i intereson, apo për të përmirësuar perspektivat e karrierës.

Objekt kryesor i kësaj ankete, është studimi i aktiviteteve të të mësuarit gjatë gjithë jetës (arsimi zyrtar, jo-zyrtar ose trajnime dhe të mësuarit informal). Anketa siguron informacion mbi karakteristikat e trajnimeve, vështirësitë e pjesëmarrjes, qasjen në informacion mbi mundësitë e arsimit dhe trajnimit, aftësitë mbi gjuhët e huaja, pjesëmarrja në eventet kulturore etj.

Rezultatet e Anketës së Arsimit të të Rriturve 2017 tregojnë se:

– 9,2 % e popullsisë 25-64 vjeç kanë marrë pjesë në arsimin zyrtar dhe jo-zyrtar ose trajnime;

– 9,5 % e femrave 25-64 vjeç kanë marrë pjesë në arsimin zyrtar dhe jo-zyrtar ose trajnime, kundrejt 8,8 % të meshkujve;

-32,3 % e individëve me arsim të lartë kanë marrë pjesë në arsimin zyrtar dhe jo-zyrtar ose trajnime;

– 7 % e individëve me arsim të mesëm kanë marrë pjesë në arsimin zyrtar dhe jo-zyrtar ose trajnime;

– 67,8 % e popullsisë 25-64 vjeç kanë marrë pjesë në të mësuarin informal;

-39,9 % e popullsisë 25-64 vjeç deklaruan se njohin të paktën një gjuhë të huaj;

– 54,6 % e popullsisë 25-64 vjeç kanë marrë pjesë në aktivitete kulturore;

– 30,7 % e popullsisë 25-64 vjeç kanë lexuar të paktën një libër gjatë kohës së lirë.

Gjatë periudhës së marrë në studim nga kjo anketë, rreth 25* mijë persona (1,7* %) të grupmoshës  25-64 vjeç, deklaruan se kanë marrë pjesë në arsimin zyrtar. Prej tyre 81,4* % i përkasin grupmoshës 25-34 vjeç dhe 68,2* % e tyre janë me arsim të lartë.

Gjatë vitit 2017 rreth 8,2 % persona të grupmoshës 25-64 vjeç, deklaruan se kanë marrë pjesë në arsimin jo-zyrtar ose trajnime. Meshkujt, të cilët kanë marrë pjesë në arsimin jo-zyrtar ose trajnime, janë 47,8 %, ndërsa femrat 52,2 %.

Pjesëmarrja në arsimin jo-zyrtar ose trajnime kryhet nga individët e grupmoshës 25-44 vjeç, të cilët përbëjnë 70,5 % të kësaj grupmoshe. Femrat kryejnë më shumë trajnime  sesa meshkujt në grupmoshën 25-44 vjeç, ndërsa në grupmoshën 45-64 vjeç dominojnë meshkujt.

Sipas rezultateve të Anketës së Arsimit të të Rriturve, rreth 4,4 % të grupmoshës  25-64 vjeç marrin pjesë në të paktën një trajnim jo-zyrtar dhe rreth 3,8 % marrin pjesë në të paktën dy ose më shumë trajnime jo-zyrtare, gjatë vitit 2017.

Pjesëmarrja në arsimin jo-zyrtar dhe trajnime sipas nivelit më të lartë të arsimit të përfunduar me sukses është si më poshtë:

  • 1,6* % e individëve me arsim të ulët (Fillore, 8-9 Vjeçare);
  • 6,4 % e individëve me arsim të mesëm (Gjimnaz, Shkollë e mesme teknike/profesionale);
  • 29,2 % e individëve me arsim të lartë (Bachelor, Master, Doktoraturë).

Arsyeja kryesore e cila ka nxitur pjesëmarrjen në arsimin jo-zyrtar dhe trajnime është për të kryer punën e tyre sa më mirë, 54,7 %, ndjekur nga arsyeja për të rritur njohuritë në një fushë që i intereson, 39,1 % dhe për të përmirësuar perspektivat e karrierës, 38,2 %.

40% e popullsisë flet një gjuhë të huaj, kryeson anglishtja

Rezultatet e anketës treguan se 39,9 % e popullsisë 25-64 vjeç janë në gjendje të përdorin të paktën një gjuhë të huaj. Gjuha e huaj më e njohur është gjuha angleze me 40,0 %, ndjekur nga gjuha italiane me 27,8 % dhe gjuha greke me 22,9 %.

Në grupmoshën 25-34 vjeç, më shumë se gjysma njohin të paktën një gjuhë të huaj (58,9 %) me një prevalencë të gjuhës angleze ndërsa në grupmoshat 35-64 vjeç ky raport ulet në të njëjtat nivele për të treja gjuhët e përmenduara.

Next Post
VIDEO / Arratisja e shqiptarëve nga burgu grek, policia rrethon Pireun

VIDEO / Arratisja e shqiptarëve nga burgu grek, policia rrethon Pireun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

April 6, 2026
Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

April 6, 2026
Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

April 6, 2026
Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

April 6, 2026
Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

April 6, 2026
Punonjës i kompanisë celulare gjendet i plagosur pranë antenave në Fushë-Arrëz, dërgohet me helikopter në Tiranë

Punonjës i kompanisë celulare gjendet i plagosur pranë antenave në Fushë-Arrëz, dërgohet me helikopter në Tiranë

April 6, 2026
Rama prezanton shkollën e re në Prush të Tiranës: Klasa moderne dhe kushte dinjitoze

Rama prezanton shkollën e re në Prush të Tiranës: Klasa moderne dhe kushte dinjitoze

April 6, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 7 Prill 2026

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In