• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ankaraja i dërgon Tiranës listën e gylenistëve?

by Aalison Pearse Stevens
19/07/2016 14:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Mediat në vend kanë vijuar spekulimet sa i përket tentativës për Grusht Shteti në Turqi.

Spastrimet që po bën Erdogan janë zhvendosur edhe në Shqipëri. Një media online e cila njihet për linjën editoriale pro Erdoganit ka botuar sot një letër që Presidenti turk i  ka dërguar Ramës për të larguar disa persona të Gylenit nga funksione publike.

Më poshtë shkrimi i portalit tesheshi:

Një letër zyrtare nga Ankaraja për depërtimin e gylenistëve në struktura të fshehta financiare shoqërore dhe politike në Shqipëri, ka mbërritur edhe në Tiranë, një ditë pas grushtit-shtetit ushtarak në Turqi.

Nga burime pranë Ministrisë së Brendshme, mësohet se me anë të një komunikimi zyrtar kanë mbërritur në Tiranë listat që zotëron Turqia për financime e organizatës FETO, të cilat mësohet se prej kohësh zotërohen nga organet turke, por që janë sjellë për një verifikim edhe më të imët.

Burimet bëjnë të ditur se kemi të bëjmë me një material të hollësishëm, i cili është shumë i gjatë dhe ka ardhur në rrugë zyrtare shumë konfidenciale.

Materiali flet për influencën e FETO-s në sistemin e shoqërisë civile dhe media, por edhe futjen në industrinë shqiptare, madje dhe në politikë.

Mësohet se janë dy materiale, një shumë konfidencial që Turqia kërkon të hetojë për llogari të puçit e që flet në përshirjen e mundshme të gylenistëve në strukturat turke në Shqipëri; dhe një tjetër që është memo, sa për kujtesë, dhe që ka fuqi këshillimore, i cili tregon përhapjen e strukturave paralele në shoqërinë shqiptare.

Shumë shpejt do të vijnë edhe listëpagesat periodike të Gylenit në Tiranë, të cilat janë aktivizuar shumë ditët e fundit.

Janë zyrtarë dhe ish-zyrtarë që janë vënë në krye të opinionit publik për të sulmuar presidentin turk, por që e bëjnë vetëm për një qëllim: marrin para me grushte nga FETO.

Ditët e fundit këto para janë ndarë cash nga një person shumë i rëndësishëm në Shqipëri që financon një numër të madh portalesh online, dhe që njihet si eksponent opozitar, por pa staturë politike.

Ndërkaq, në materialin konfidencial përmendet një listë zyrtarësh tepër të rëndësishëm që rezultojnë në listëpagesat e gylenistëve.

Në një shkrim të djeshëm në Javaneës, ish-kreu i Komunitetit Musliman Shqiptar, Ermir Gjinishi, përmendte deri dhe struktura qeveritare ku gylenistët kanë depërtuar.

Madje, një fakt i tillë mund t`i sjellë kokëçarje kryeministrit Rama, i cili, në njërën anë ka raporte tejet të afërta me presidentin Erdogan, e nga ana tjetër, në krah, një nga ministrat më të rëndësishëm në kabinet, e ka pjesë të strukturave gyleniste.

D.B. ka qenë partner me organizatat gyleniste përpara se të bëhej zyrtar, dhe ka marrë fonde për të organizuar think-tanke që të krijojnë një opinion publik anti-Erdogan prej vitesh.

Sakaq, duhet sqaruar se për të qenë i lidhur me strukturat gyleniste, jo domosdoshmërisht ka rol identiteti fetar. Si D.B. nga politika e si M.K. nga media, njihen si ateistë; po ashtu, nga media është dhe A.Ç. që i përket besimit ortodoks, por kjo nuk i pengon të jenë pjesë e strukturave dhe politikave të Gylenit në Shqipëri. Në radhë më pas vijnë: analistët L.D. dhe I.K., njeriu i letrave A.T., si dhe politikani i majtë, por jo aktiv për momentin, A.M. Dhe lista vazhdon…

ma.me

Next Post

Meta: Konsensus vetëm mbi propozimin e Nuland

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me armë, kryen tre vjedhje brenda pak orësh/ Policia e Fushë-Krujës dhe Tiranës në kërkim të të riut (VIDEO)

Me armë, kryen tre vjedhje brenda pak orësh/ Policia e Fushë-Krujës dhe Tiranës në kërkim të të riut (VIDEO)

January 5, 2026
Militanti krahason Berishën me diellin: Doktor të rrosh… Shyqyr që e kemi! (VIDEO)

Militanti krahason Berishën me diellin: Doktor të rrosh… Shyqyr që e kemi! (VIDEO)

January 5, 2026
Tension në Manhattan! Turma pro dhe kundër Maduros përplasen para gjykatës

Tension në Manhattan! Turma pro dhe kundër Maduros përplasen para gjykatës

January 5, 2026
Përfundon foltorja e PD/ “Rama si Maduro..” Berisha: Ja ku janë “forcat tona delta”, priti se do të të vijnë në Surrel!

Përfundon foltorja e PD/ “Rama si Maduro..” Berisha: Ja ku janë “forcat tona delta”, priti se do të të vijnë në Surrel!

January 5, 2026
Petro Koçi: Berisha dhe Lapaj kanë sjellje gangsterësh

Petro Koçi: Berisha dhe Lapaj kanë sjellje gangsterësh

January 5, 2026
Arrestimi nga SHBA, reagon djali i Maduros: Asnjë vend nuk është i sigurt! Babai im u rrëmbye, kërkoj solidaritet ndërkombëtar

Arrestimi nga SHBA, reagon djali i Maduros: Asnjë vend nuk është i sigurt! Babai im u rrëmbye, kërkoj solidaritet ndërkombëtar

January 5, 2026
“Do ta paguash për atë që ke bërë”/ Pas dyerve të gjykatës në Nju Jork, Maduro i përgjigjet protestuesit: Jam rob lufte

“Do ta paguash për atë që ke bërë”/ Pas dyerve të gjykatës në Nju Jork, Maduro i përgjigjet protestuesit: Jam rob lufte

January 5, 2026
Xi Jinping-u takon kryeministrin irlandez Micheal Martin

Xi Jinping-u takon kryeministrin irlandez Micheal Martin

January 5, 2026
Protesta e PD/ Boçi: Rama ka ndërtuar një narkoshtet, meriton fatin e Maduros. Korrupsioni është sistem

Protesta e PD/ Boçi: Rama ka ndërtuar një narkoshtet, meriton fatin e Maduros. Korrupsioni është sistem

January 5, 2026
SHBA/ Gjyqi për Maduron dhe gruan e tij zgjat 30 minuta, largohen nga gjykata. Seanca e radhës më 17 mars. Reagon avokati… 

SHBA/ Gjyqi për Maduron dhe gruan e tij zgjat 30 minuta, largohen nga gjykata. Seanca e radhës më 17 mars. Reagon avokati… 

January 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In