• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Anita Jella dhe Bledar Maksuti, prokurorët e rinj të SPAK! KLP shkarkon Kryeprokurorin e arrestuar

by A R
31/07/2024 12:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur ditën e sotme për të votuar prokurorët e rinj të SPAK.

Gazetarja e Klan News, Glidona Daci raporton se pas verifikimit që SPAK ka bërë për Anita Jellën, ka dorëzuar raportin pranë KLP-së. Anëtarët e KLP kanë vendosur se Jella i plotëson kushtet për të ushtruar detyrën në Prokurorinë e Posaçme.

Ajo ka kaluar me sukses kontrollin për pasurinë dhe atë të verifikimit të pastërtisë së figurës. Në këtë mënyrë, Anita Jella nuk ka pengesë ligjore për t’u ngritur në detyrë. Me 8 vota pro, Jella është votuar prokurorja e re e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në lidhje me kandidatin tjetër, Bledar Maksutin, Komisioni i Posaçëm në SPAK ka kryer verifikimet për pasurinë dhe pastërtinë e figurës duke theksuar se Maksuti i plotëson kushtet e sigurisë për të ushtruar detyrën në SPAK. Këshilli i Lartë i Prokurorisë me 8 vota pro miratoi ngritjen në detyrë për një mandat 9-vjecar të prokurorit Bledar Maksuti në SPAK.

Një nga kandidatët për prokuror i SPAK ka qenë edhe Ndini Tavani. Sipas gazetares Daci, komisioni pranë SPAK ka verifikuar pasurine dhe pastërtinë e figurës dhe ka vendosur se Ndini Tavani nuk i plotëson kushtet e siguriseë për të qenë pjesë e SPAK, pasi nuk ka kaluar me sukses procesin e verifikimit të pasurisë dhe pastërtisë së figurës, megjithatë ky verifikim i veçante nuk e pengon prokurorin për të ushtruar detyrën në Prokurorinë e Tiranës.

Komisioni i Posaçëm në SPAK i kërkoi KLP-së mosemërimin e Ndini Tavanit në Prokurorinë e Posaçme.  Pas kësaj kërkese, Këshilli i Lartë i Prokurorise vendosi me 8 vota pro moscaktimin e Ndini Tavanit si prokuror në SPAK. Ky vendim mund të ankimohet në Gjykatën Administrative.

***

KLP pezullon nga detyra e kreut të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarkën

Me 8 vota pro në KLP, Aurel Zarka është pezulluar nga detyra e drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës. Vendimi i KLP-së erdhi pas arrestimit të Zarkës me urdhër të SPAK, i dyshuar për ushtrim ndikim të paligjshëm në disa raste.

Së bashku me Zarkën, u arrestuan dhe ish-oficerja e Policisë Gjyqësore pranë Krimeve të Rënda, avokati Radovan Çela dhe shtetasi Astrit Vladi.

SPAK thotë se nga hetimet rezultoi që herë në bashkëpunim herë jo, kishte ndërhyrë dhe ishte korruptuar bashkë me zyrtarë të drejtësisë për çështje hetimore.

Policia arriti të ekzekutonte vetëm një nga masat e sigurisë të lëshuara, atë për Zarkën, pasi 3 të tjerët rezultuan të ishin jashtë shtetit.

/a.r

Next Post
DETAJE / SPAK lëshoi 36 urdhër-arreste, mes të arrestuarve edhe gra, masë edhe për Talo Çelën

DETAJE / SPAK lëshoi 36 urdhër-arreste, mes të arrestuarve edhe gra, masë edhe për Talo Çelën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In