Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ka arritur të mposhtë koronavirusin pas një periudhe gati dy javore e karantinuar në shtëpi.
Përmes një njoftimi në Facebook, ministrja e qeverisë “Rama”, ka shpërndarë lajmin e mirë që tamponi i kryer së fundmi ka rezultuar negativ.
“Të dashur miq! Dua të ndaj me ju rezultatin negativ në testimin e fundit ndaj Covid 19. Ftoj të gjithë të kemi besim të plotë tek mjekët tanë të familjes, sepse janë të vetmit që mund të na gjenden pranë në momente të vështira. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë me mesazhet tuaja inkurajuese”, – shkruan ajo.
/a.r