• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Anijet që do prodhojnë energji në Vlorë / Shpallen kompanitë fituese, kontrata do të jetë për 2 vite

by A R
15/04/2022 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen detajet e kontratës për sjelljen e dy anijeve të cilat do të prodhojnë energji elektrike në Vlorë  në zonën e Triportit.

Korporata Energjetike Shqiptare ka njoftuar se dy kompanitë të cilat janë shpallur fituese janë “Exelerate Energy” dhe “Renco s.p.a” dhe se kontrata do ketë një periudhë 2-vjeçare, ndërsa është skulifikuar kompania “Distributed Power Solution”.

Në njoftimin e KESH deklarohet se “Shoqëritë fituese të thirrjes për shprehje interesit për marrjen me qira të një aseti të prodhimit të energjisë termike janë shoqëritë Exelerate Energy, me seli në SHBA dhe Renco spa., me seli në Itali. Aseti Gjenerues termik i ofruar përbëhet nga dy mjete notuese në të cilat janë të vendosur motorë për prodhimin e energjisë elektrike me kapacitet total të instaluar prej 110 MW”.

Sipas specifikimeve teknike, këto termocentrale lundrues prodhojnë energji elektrike nëpërmjet përdorimit të lëndës së parë Mazut (Heavy Fuel Oil) dhe lendës dytësore naftë (Light Fuel Oil).

Sipas njoftimit të KESH qiraja ditore është 63,000 mijë Dollarë ndërsa vlera ditore e operimit dhe mirëmbajtjes së asetit është 31,500 Dollarë pa TVSH. Pra i bie që oferta financiare e qirasë dhe operim i mirëmbajtjes ditore për asetin e ofruar shkojnë në  94.500 Dollarë amerikanë pa TVSH, ndërsa nëse i shtohet dhe TVSH-ja shkon në vlerën 113,400 Dollarë.

Sipas përllogaritjeve duke qenë se kontrata është dyvjeçare, vetëm qiraja dhe mirëmbajtja pa përfshirë kostoto e mazutit apo naftës që do të duhen për prodhim energjie, shkojnë 83 milionë Dollarë. Ndërkohë që sipas KESH, konsumi specifik i lëndës djegëse është 220 Kg/MWh. Lënda djegëse do të prokurohet nga KESH sh.a. sipas nevojës së gjenerimit.

Lidhja e TEC-eve lundruese me sistemin e transmetimit do të realizohet në pikën e lidhjes  së nënstacionit të TEC Vlora me nënstacionin Babica 220KV. Ofruesi i asetit i ka dhënë shoqërisë KESH të drejtën që në përfundim të periudhës së qirasë aseti dhe infrastruktura ndihmëse do të mbesë në pronësi të KESH sh.a.

/a.r

Next Post
Meta: E doja mandatin e dytë në Presidencë dhe “kisha plane për ambasador në Kopenhagen”, por…

Meta për presidentin e ri: Nuk më intereson! S'bëhem pjesë e këtij argëtimi publik...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për diplomaci

BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për diplomaci

April 8, 2026
Si ndihmoi Pakistani në sigurimin e një armëpushimi të brishtë midis SHBA dhe Iranit?

Si ndihmoi Pakistani në sigurimin e një armëpushimi të brishtë midis SHBA dhe Iranit?

April 8, 2026
Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën! Për herë të parë ofroi garanci pasurore, 50 mijë euro kundrejt lirisë

Ilir Meta kërkon lirinë, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot kërkesën e tij

April 8, 2026
Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

Ushtria amerikane: Konfirmohet nga Irani që Mojtaba Khamenei ka vdekur

April 8, 2026
Kush fitoi, SHBA apo ajatollahët? Teherani ‘zot’ i Hormuzit, pse Trump ka humbur ndaj Iranit

Kush fitoi, SHBA apo ajatollahët? Teherani ‘zot’ i Hormuzit, pse Trump ka humbur ndaj Iranit

April 8, 2026
Qytetarët në Teheran reagojnë pas armëpushimit: Nuk i besojmë Amerikës!

Qytetarët në Teheran reagojnë pas armëpushimit: Nuk i besojmë Amerikës!

April 8, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Analiza e BBC-së: Çfarë do të thotë armëpushimi dyjavor Iran-SHBA, “gjysmë suksesi” me rezultat të pasigurt

April 8, 2026
Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Vorë

Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Vorë

April 8, 2026
Përjashtoi Libanin nga armëpushimi, nuk vonon paralajmërimi i Izraelit: Evakuohuni menjëherë!

Përjashtoi Libanin nga armëpushimi, nuk vonon paralajmërimi i Izraelit: Evakuohuni menjëherë!

April 8, 2026
Sfondi i marrëveshjes SHBA-Iran/ Si arriti Mojtaba Khamenei t’i thoshte po Trumpit, negociatat dhe telefonatat

Sfondi i marrëveshjes SHBA-Iran/ Si arriti Mojtaba Khamenei t’i thoshte po Trumpit, negociatat dhe telefonatat

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In