Një anije që besohet të jetë e inteligjencës ruse është futur në zonën ekskluzive ekonomike të Amerikës. Roja Bregdetare e SHBA-së njoftoi se anija po gjurmohet dhe monitorohet në brigjet e Havait, ndërsa agjenci të shumta po diskutojnë strategjitë për të ruajtur paqen detare.
“Javët e fundit, Roja Bregdetare e SHBA ka vazhduar të monitorojë një anije ruse, që besohet të jetë një anije e inteligjencës, në brigjet e Ishujve Havai”, tha Roja Bregdetare në një njoftim për shtyp, raporton NYPOST.
“Si pjesë e operacioneve tona të përditshme, ne gjurmojmë të gjitha anijet në zonën e Paqësorit përmes mjeteve sipërfaqësore dhe ajrore dhe aftësive të agjencive të përbashkëta”, theksoi komandanti Dave Milne.
Zona në brigjet e Havait, e njohur si zona ekskluzive ekonomike e SHBA-së, është e hapur për kalimin e anijeve ndërkombëtare, ndërsa disa anije ushtarake të huaja qëndrojnë jashtë bregut.
Prania ruse në brigjet e Amerikës së Veriut nuk është e pazakontë, pasi disa anije janë parë gjatë viteve të fundit, përfshirë një anije detare ruse pranë Alaskës shtatorin e kaluar. Një muaj më parë, NORAD zbuloi avionë rusë vëzhgimi që fluturonin në zonën e mbrojtjes së Alaskës.
Marsin e kaluar, presidenti Biden ndaloi anijet me flamur rus të hyjnë në çdo port amerikan pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
/a.r