• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Anija kozmike e mallrave “Tianzhou-2” lidhet me modulin e stacionit hapësinor

by A R
31/05/2021 12:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anija kozmike kineze e mallrave “Tianzhou-2” u bashkua me “Tianhe”, moduli kryesor i stacionit hapësinor të Kinës, të dielën në 5:01 të mëngjesit (sipas orës së Pekinit), duke sjellë furnizime, pajisje dhe lëndë djegëse, njoftoi Agjencia e Fluturimeve Hapësinore me Astronautë e Kinës (CMSA).

Procesi i takimit dhe lidhjes “i orkestruar” nga kompjuteri, zgjati përafërsisht tetë orë.

“Tianzhou-2” u nis me një raketë “Marshimi i Madh-7 Y3” të shtunën në 8:55 pasdite (ora e Pekinit) nga baza e lëshimit “Wenchang” në provincën Hainan të Kinës Jugore.

Pas 604 sekondash, “Tianzhou-2” u nda nga raketa dhe hyri në orbitën e vet të përcaktuar. Në orën 21:17 panelet diellore të “Tianzhou-2” u shpalosën dhe filluan të punonin.

“Nisja arriti sukses të plotë,” shpalli CMSA-ja.

Lëshimi i anijes kozmike të mallrave “Tianzhou-2” është një nga 11 misionet e planifikuara nga Kina për të përfunduar ndërtimin e stacionit të saj hapësinor deri në fund të vitit 2022.

Kina dërgoi modulin kryesor “Tianhe” në orbitën e planifikuar më 29 prill, duke filluar një varg misionesh nisjeje për dy vjetët e ardhshëm.

Më shumë se 160 pako të mëdha dhe të vogla, duke përfshirë furnizime për astronautët dhe pajisje të shkencës hapësinore, dhe dy tonë lëndë djegëse, janë ngarkuar në “Tianzhou-2”, sipas Akademisë Kineze të Teknologjisë Hapësinore.

Lei Jianyu, një projektues i “Tianzhou-2” nga Akademia Kineze e Teknologjisë Hapësinore, tha se tani vetëm dy lloje anijesh kozmike mallrash kanë kapacitet maksimal mbajtës më shumë se 5 tonë. “Tianzhou” i Kinës është një prej tyre e është në nivel udhëheqës botëror.

Yang Hong, kryeprojektues i stacionit hapësinor nga Akademia Kineze e Teknologjisë Hapësinore, theksoi se misionet e nisjes lidhur me stacionin hapësinor të Kinës janë të lidhura ngushtë. Brenda 48 orësh pasi “Tianhe” hyri në orbitë, moduli kryesor iu nënshtrua një vlerësimi të gjendjes dhe “Tianzhou-2” filloi të përgatitet për lëshim.

Anija kozmike kineze e mallrave “Tianzhou-2” u bashkua me “Tianhe”, moduli kryesor i stacionit hapësinor të Kinës

Pas lidhjes së “Tianzhou-2” me “Tianhe”, anija kozmike me ekuipazh “Shenzhou-12” do të hyjë në fazën përgatitore për nisjen.

Tre astronautët në “Shenzhou-12”, të cilët do të qëndrojnë në orbitë për tre muaj, do të hapin pakot brenda “Tianzhou-2” për të marrë materialet e tyre të jetesës dhe të punës.

“Kina planifikon ta bëjë stacionin hapësinor një laborator hapësinor të nivelit shtetëror që mundëson qëndrimin e gjatë të astronautëve dhe kryerjen e eksperimenteve shkencore, teknologjike dhe të zbatimit në shkallë të gjerë”, tha Zhou Jianping, kryeprojektues i programit hapësinor të Kinës.

Next Post
Agjentët turq arrestojnë dhe riatdhesojnë nipin e Gulenit

Agjentët turq arrestojnë dhe riatdhesojnë nipin e Gulenit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

“Varësia nga SHBA, e pashëndetshme”, kreu i NATO-s Aleatët ishin të ngadaltë ndaj Iranit

April 10, 2026
Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

April 10, 2026
Paketa e Maleve, Demo: Ditët e ardhshme miratohen aplikimet e para, do ketë efekt “ortek”

Paketa e Maleve, Demo: Ditët e ardhshme miratohen aplikimet e para, do ketë efekt “ortek”

April 10, 2026
Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

April 10, 2026

“U shkelën rëndë të drejtat themelore”, Veliaj i drejtohet sërish Kushtetueses: Të shfuqizohet vendimi i 9 shkurtit

April 10, 2026
Dronë dhe mjete lundruese të ndërtuara në Shqipëri, miratohet autorizimi për KAYO

Dronë dhe mjete lundruese të ndërtuara në Shqipëri, miratohet autorizimi për KAYO

April 10, 2026
A do të lejohet SHBA të përdorë bazën e Kuçovës për të sulmuar Iranin? Përgjigjet ministri Nufi

A do të lejohet SHBA të përdorë bazën e Kuçovës për të sulmuar Iranin? Përgjigjet ministri Nufi

April 10, 2026
Ministrja Kumbaro: Nuk synojmë të joshim më turistët e lirë, por të bëjmë turizëm cilësor

Programe pas mësimit, Kumbaro: Dyfishojmë pagën e orëve shtesë për mësuesit

April 10, 2026
Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot luftën, por mund të ndërhyjmë nëse shtrenjtohen edhe produktet e tjera

Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot luftën, por mund të ndërhyjmë nëse shtrenjtohen edhe produktet e tjera

April 10, 2026
Mbledhja e Qeverisë, ministrja Ibrahimaj: Të verbrit përjashtohen nga tatimet!

Mbledhja e Qeverisë, ministrja Ibrahimaj: Të verbrit përjashtohen nga tatimet!

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In