Jordan Henderson do të jetë kapiten i ri i Kombëtares së Anglisë.
Mesfushori i Liverpoolit, Jordan Henderson do të jetë kapiten i Anglisë në ndeshjen kundër Sllovenisë në kualifikimet për Kupën e Botës.
Wayne Rooney është kapiteni i parë i Anglisë, por ai është lënë jashtë nga përzgjedhësi Gareth Southgate.
“Jam i impresionuar nga Henderson.
Ai është kapiten i një skuadre të madhe në Angli dhe është bërë një nga lojtarët më të mirë në futbollin anglez|, tha Southgate, citohet “Express”. (b.an)