Shqipëria zhvilloi mbrëmë me Anglinë ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”, takim i cili përfundoi me rezultatin e thellë 5-0 në favor të “3 Luanëve”.
Takimi tjetër dhe i fundit për Shqipërisë në këto kualifikuese është ajo me Andorrën që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” më 15 nëntor.
Sikur të mos mjaftonte humbja me Anglinë, për trajnerin Edi Reja ka shumë probleme. Dëmtime dhe mungesa për sfidën me Andorrën do e vështirësojnë akoma më shumë fitoren në këtë sfidë që vlen thjeshtë për moral sepse tani vendi i dytë është i zotëruar nga Polonia.