Ngjarja ndodhi të dielën e 29 majit të vitit 2016 në Norfolk ndërsa Qazimaj është arrestuar me 17 qershor nga policia e Luksemburgut.
Qazimaj ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për vrasjen e 75 vjeçarit, Peter Stuart dhe zhdukjes së bashkëshortes së tij, 69 vjeçares Sylvia. Peter Stuart u qëllua për vdekje me një thikë nga Qazimaj, ndërsa gruan e tij e zhduku në pyll.
Qazimi ishte i regjistruar në Angli si shtetas kosovar, por që emrin e vërtetë e ka Vital Dapi dhe është nga Elbasani.Shkak për vrasjen ka qenë shtëpia 280 mijë paund e çiftit anglez ndërsa ngjarja ka ardhur pas një pakti të autorit të krimit me djalin e viktimave, i cili donte të përfitonte trashëgiminë e vilës luksoze. Ai u arrestua nga policia angleze menjëherë pas ngjarjes, ndërsa Qazimaj u shpall në kërkim ndërkombëtar si i dyshuari kryesor për vrasjen e çiftit të moshuar.