26-vjeçari shqiptar Andi Salaj është kapur me lëndë narkotike, teksa po lëvizte me makinë në Angli. Mediat e huaja shkruajnë se pas arrestimit nga policia ai është dënuar me 1 vit burg.
Më tej, policia zhvilloi edhe në shtëpinë e tij një kontroll, ndërsa sekuestroi lëndë narkotike kanabis, para në vlerë 8 mijë deri në 20 mijë paund.
26-vjeçari u deklarua fajtor. Ndërkohë avokatja e tij kërkoi ulje të dënimi, pasi shqiptari kishte qenë i detyruar t’i hynte kësaj rruge për se gruaja e tij kishte humbur punën dhe ai ishte në gjendje të vështirë ekonomike dhe se nuk kishin para për para për të ushqyer fëmijën e tyre.
Salaj u dënua me kusht dhe dënimi 1-vjeçar iu konvertua në 180 orë punë pa pagesë në komunitet, pergatiti BW.