• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Anglezi i dënuar për pedofili në Shqipëri s’heq dorë nga ngacmimi fëmijëve: Ja si mashtroi familjet në Britani

by Java News
04/07/2023 19:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një përdhunues fëmijësh i dënuar më parë në Shqipëri duket se nuk ka hequr dorë nga abuzimi ndaj tyre, pasi u zbulua se ai miqësohej me familjet në Carlisle të Anglisë, duke i blerë dhurata fëmijëve, pa e ditur se ai ishte një abuzues.

71-vjeçari, Robin Arnold ishte një nga dy britanikët e arrestuar në vitin 2010 nga gjykata në Shqipëri. Ai u dënua me 15 vjet e gjysmë burg për përdhunimin e një djali nën 13 vjeç, i cili thuhet se ishte përfshirë në një jetimore të krishterë.

Arnold u lirua nga paraburgimi në mars 2020 dhe mbetet subjekt i një urdhri të pacaktuar për parandalimin e abuzimit seksual. Atij i ndalohet të jetojë ose të qëndrojë në çdo familje ku ka fëmijë – përveç nëse prindërit ose kujdestarët janë të vetëdijshëm për bindjet e tij seksuale.

Kështu muajin e kaluar policia mësoi se Arnold ishte miqësuar me një numër familjesh afrikane në Carlisle. Ai ishte prezantuar dhe i kishte ofruar ndihmë. Numri i tij celular u shpërnda brenda komunitetit.

“Pre” e tij ranë dy nëna, secila me tre fëmijë dhe një baba me dy të mitur. Në disa data të ndryshme në fund të vitit 2022 dhe në fillim të 2023, Arnold kishte dërguar mobilje në shtëpitë e tyre ndërsa të rinjtë ishin të pranishëm.

“Fëmijët njiheshin me të pandehurin. Ai u sillte dhurata. Ata e thërrisnin atë Xha Rob”, tha prokurori Ben Stanley.

Kur u pyet nga policia, 71-vjeçari tha se kishte harruar kërkesën e urdhrit. Ai pranoi katër shkelje dhe, siç dëgjoi gjykata, kishte dënime të tjera në të kaluarën për sulme të pahijshme që datojnë që nga viti 1987 dhe 1994.

Avokati i Arnoldit, Kim Whittlestone, tha se synimet e tij me familjet Carlisle kishin qenë të pafajshme, si pjesë e besimeve të tij të krishtera, dhe nuk kishte asnjë provë për abuzime kundër ndonjërit prej fëmijëve.

Duke e burgosur Arnoldin për 20 muaj, gjykatësi tha për familjet: “Ti i mashtrove qëllimisht. Unë konstatoj se nuk jeni një person i sinqertë dhe i penduar. Ju vazhdoni të kërkoni të fshiheni pas gjysmë të vërtetave dhe gënjeshtrave. Ju ndoshta mashtroni veten po aq sa kërkoni të mashtroni të tjerët.”/m.j

Next Post
Mblidhni mendjen o shqiptarë, se po silleni si ekstremistët serbë

Mblidhni mendjen o shqiptarë, se po silleni si ekstremistët serbë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In