Me të marrë vesh lajmin dhe gafën e rëndë të ekipit të Skëndërbeut që nuk e dinte se Irlanda e Veriut është shtet më vete, mediat angleze kanë shpërthyer në ironi.
“Një skuadër shqiptare mund të humbë raundin e dytë të kualifikuesve të Champions League për një arsye shumë idjote”.
Është ky titulli që një pjesë e mirë e mediave sportive britanike tallen me skuadrën e Skënderbeut pasi ngatërruan ambasadën ku duhet të kërkonin viza për në Irlandën e Veriut duke e ngatërruar me Irlandën.
“Kampionët e Shqipërisë, Skënderbeu rrezikuan të humbnin ndeshjen e dytë në Champion League pasi kërkuan viza për në vendin e gabuar. Pas fitores 4-1 në shtëpi kundër ekipit të Belfastit, Crusaders, zyrtarët e klubit aplikuan për viza për në Republikën e Irlandës pavarësisht se Belfast është pjesë e UK” thuhet në një nga mediat angleze. Ata vijojnë edhe më tej me ironinë e tyre, ku ftojnë shqiptarët që pavarësisht pavetëdijes, të blejnë harta që të kuptojnë se Irlanda e Veriut dhe Irlanda janë dy shtete të drnyshme.
“Shikoni, ne e kuptojmë që historia anglo-irlandeze është e komplikuar dhe konfuze, por sigurisht që në Shqipëri kanë harta. Fatmirësisht, gabimi u zbulua nga dikush gjatë rrugës dhe marrëveshja u bë që lojtarët e Skënderbeut të marrin vizat në Paris për të kapur ndeshjen në orarin e duhur”. shkruajnë anglezët.









