Aktorja dhe regjisorja amerikane me çmim Oscar, Angelina Jolie ka zgjatur dorën e ndihmës për një familje me 12 fëmijë në Kamboxhia.
Sipas lajmit të gazetës “Daily Mail”, Jolie në kuadër të vizitës së saj bashkë me familjen në Kamboxhia për filmin “First They Killed my Father”, mori përsipër të gjitha shpenzimet për nevojat e fëmijëve të një familje që jeton në një barakë të improvizuar, referuar Express.
Jolie së bashku me bashkëshortin e saj Brad Pitt, kanë vizituar familjen në shtëpinë e tyre dhe kanë vendosur që të ofrojnë ndihmë. (b.an)