• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Angela Merkel në krizë pushteti

by Java News
10/09/2018 09:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Christoph Strack*

Kontradiktat në Unionin CDU-CSU dhe deklaratat kundër kancelares Angela Merkel nuk kanë të ndalur. Ato nuk kanë pushuar as gjatë pushimeve të verës, ndërsa tani pritet ashpërsimi. Politikanë nga partia CDU, e kancelares Merkel, dhe asaj CSU kanë rindezur debatin për migracionin.

Ministri i Brendshëm Horst Seehofer sërish është shkaktari kryesor i këtyre debateve.

Migracioni është “Nëna e të gjitha problemeve”, tha ai pas shkallëzimit të gjendjes në qytetin Chemnitz, ku pati një të vdekur dhe shumë incidente. Mediat njoftojnë se Seehofer ka deklaruar pas dyerve të mbyllura në takimin e deputetëve të CSU se në Chemnitz ka ndodhur një “krim brutal”. “Nëna e të gjitha problemeve” (migracioni) tregon se debati i ndezur në pranverë, e që në qershor ka rezultuar gati me ndarjen mes partive CDU dhe CSU, mund të shkallëzojë serish.

Urrejtja

Edhe kryeministri i Saksonisë Michael Kretschmer (CDU) ka filluar grindjet me kancelaren Merkel, për vlerësimin e ngjarjeve në Chemnitz, ku është vrarë një gjerman 35-vjeçar, që u shoqërua me protesta të dhunshme të neonazistëve dhe populistëve të djathtë kundër të huajve. Protestat kanë qenë përplot me urrejtje e pjesërisht edhe të dhunshme.

Kretschmer ka deklaruar të mërkurën se në Chemnitz “nuk ka pasur ndonjë valë përndjekje apo turmë, nuk ka pasur ndonjë pogrom.” Disa orë më vonë kancelarja Merkel në Berlin tha se ajo i ka shikuar fotografitë dhe ka ardhur në përfundimin se “atje ka pasur një valë urrejtjeje të qartë dhe përndjekje të njerëzve të pafajshëm”.

Të dy, Seehofer dhe Kretschmer, i kanë dëshmuar Merkelit se tek partitë e Unionit ka një debat dhe grindje mbi politikën ndaj refugjatëve dhe vijat e kuqe në krahun e djathtë. Por këtu kemi një grindje kundër kancelares Merkel. Të dy ata janë distancuar nga Merkeli.

…edhe një konflikt?!

Tani ka shpërthyer edhe një konflikt tjetër. Bëhet fjalë për personin më të besueshëm të kancelares Merkel në grupin parlamentar, Volker Kauder. Me 25 shtator ai do të kandidojë sërish për postin e shefit të grupit parlamentar. Kjo ka qenë deri tani një zgjedhje rutinë, pa komplikime. Por deputeti Ralph Brinkhaus, deri tani zëvendësi i Kauderit, po mendon të kandidojë për këtë post. Ai do t’i paraqesë planet e tij të hënën. Gazeta “Focus”, shkruan se në këto plane bën pjesë edhe “pavarësimi më i madh i politikës së grupit parlamentar nga kancelarja Merkel dhe kreu i CDU-së“. Që do të thotë: largim nga kancelarja Merkel.

Posti i shefit të grupit parlamentar në CDU/CU është i rëndësishëm, sepse ndër bartësit e këtij posti kanë qenë edhe Konrad Adenauer, Rainer Barzel, Helmut Kohl, Wolfgang Schäuble, Friedrich Merz, dhe vetë Angela Merkel. Ndaj mendohet se ai që kundërshton Kauderin, kundërshton edhe vetë kancelaren Merkel.

Siguria dhe politika e jashtme

Në dallim prej disa politikanëve të nivelit të lartë në lande nuk ka pasur shumë kritika ndaj punës së kancelares Merkel. Por në disa lande po debatohet më shumë për çështjen e sigurisë. Disa prej tyre thonë se po mungon siguria e brendshme dhe se shteti juridik duhet të jetë më i dukshëm. Manfred Güllner thotë se një prej çështjeve që i shkon në favor kancelares është ekonomia e fuqishme. Merkel ka arritur që në shoqëri të krijojë një eufori për këtë çështje, mendojnë disa ekspertë.

Rruga e parë e Merkelit jashtë vendit pas pushimeve të verës ishte në Evropën lindore dhe në Afrikë. Qëllimi i vizitave ishte zvogëlimi i numrit të migrantëve që vijnë nga atje. Të martën në Berlin pritet edhe Komisioneri i Presidentit Jean-Claude Juncker. Ndërsa të premten edhe presidenti i Francës Emmanuel Macron. Prioriteti i kancelares aktualisht është politika e jashtme. Por së shpejti pritet edhe nxitja e debateve të brendshme në parti dhe në koalicion.

*DW

ma.me

Next Post
Mirë se vini në ‘Albania’ të Kolumbisë! Njihuni me historinë e dy provincave

Mirë se vini në 'Albania' të Kolumbisë! Njihuni me historinë e dy provincave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In