Modelja shqiptare Angela Martini i është bashkuar personazheve të njohur të cilët kanë dhënë kontributet e tyre për rimëkëmbjen nga tërmeti.
Këtë të hënë Angela ka zbuluar edhe shumën e parave që ka dhuruar bashkë me motivin.
Ky kontribut financiar vjen pasi më herët modelja mori përsipër strehimin e një familjeje.
“Tragjeditë qënkan më të dhimbshme kur flasin gjuhën tënde… dhe e vetmja gjë për të cilën lutem këto ditë është Dashuri, Shpresë dhe Dritë për vendin tim.
Ndoshta shumë gjëra koha do të na ndihmojë t’i harrojmë, por e sigurt që nuk do të harrojmë këtë forcë dhe solidaritet që kemi treguar ne si komb dhe të gjithë miqtë tanë për ne në këto ditë dhimbje. Prandaj nëse nuk e ke bërë ende, solidarizohu dhe ti- ndihmo dikë të mos jetë vetëm, duke dhuruar në platformën https://e-albania.al/donate/”, shkruan Angela e cila ka dhuruar 30 mijë euro.