Një lajm që po qarkullon ngado në mediat rozë lidhet me faktin se bashkëshorti i Angela Martinit, ka probleme serioze me drejtësinë. Dragos Savulescu është dënuar në shkurt të këtij viti me 5 vite e 6 muaj burg, nga Gjykata e Lartë në Rumani.
Thuhet se Savulescu është në kërkim, dhe se ndaj tij janë ngritur akuza për falsifikim dokumentacioni lidhur me disa pronësi në bregdet.
“Akuzohet se është përfshirë në një grup kriminal (30 anëtarë), i cili përllogaritet ta ketë dëmtuar shtetin me 114 milionë euro përsa i përket disa pronave në Constatta dhe Mamaia”./l.m