• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Angazhimi i të Rinjve në Administratë, Rama: Urë ndërveprimi me qytetarët

by
05/06/2015 14:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot në edicionin e rradhës së aktivitetit “Kryeministri Juaj” Programin Kombëtar të Angazhimit të të Rinjve në Administratë.

“Më në fund jemi në konkretizimin e një procesi që është përgatitur së fundmi për të krijuar një urë ndërveprimi mes administratës dhe qytetarëve. Një urë që ka dëshmuar kudo në botë se ka sukses dhe përfitim si për adminsitratën, por edhe për ata që merr pjesë, duke u futur në zyrat e shtetit pa barrën e përgjegjësisë”, tha Rama.

Rama u shpreh se dihet historia e Shqipërisë që asnjëherë nuk ka mundur të konsolidojë një administratë profesionistësh.

Sipas kreut të qeverisë, “ky ligj është jo i lehtë në aplikim. Duke filluar që nga qasja ndaj ligjit dhe institucioneve. Institucionet nuk janë ende në nivelin që kërkon ligji dhe kanë vështirësi të mëdha në ndjekjen e etapave që ligji parasheh në zbatimin e tij pa probleme. Por ky është i vështirë si proces edhe për ata që aplikojnë”.

Kryeministri Rama theksoi se, “në harkun e 12 muajve ambicia jonë është që të shkojmë në 10 mijë vajza dhe djem të shkolluar të interesuar që ta njohin administratën dhe të bëhen pjesë e saj”.

“Kemi konceptuar dhe një seleksionim që do të vijë si rezultat i cilësisë së angazhimit të ketyre vajzave dhe djemve për të çuar më tutje procesin. Do të perzgjidhen 200 vajza dhe djem që do të dallohen dhe do të duan të bëhen menjëherë pjesë e administratës, sigurisht me konkurs”, tha Rama.

Sipas kreut të qeverisë , “ky proces përshin njerëz që kanë studiuar apo janë në proces studimesh dhe që iu duket shpesh e pamundur të çajnë në rrugën e administratës publike”.

Kryeministri Rama theksoi se, ky program do t’u vlejë të rinjve të përfitojnë përvojë. “Është një program për vazja dhe djem të moshës 21-26 vjeç, për njerëz që kanë studiuar apo po i përfundojnë studimet dhe që u duket e pamundur të çajnë në administratën publike. Në një takim me fituesit e konkurseve, moshatarët tuaj më kanë thënë që kanë konkurruar edhe 6 herë, e në fund ia kanë dalë mbanë, pasi e kanë kuptuar përgatitjen që duhet për konkursin”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se, “Intershipi do të ketë natyrë rajonale. Nuk do të ketë vetëm studentë shqiptarë, por do të ketë shkëmbim studentësh në numër të barabartë dhe me vendet e rajonit”.

Duke folur për ligjin e administratës publike, Rama tha se ai, “ka pasur dhe vazhdon të këtë kontestime dhe kjo rezultat i mënyrës si e kemi kuptuar funksionimin e administratës duke mos arritur të shohim një themel të fortë. Insitucionet nuk janë ende në nivelin që kërkon ligji, kanë vështirësi në ndjekjen e etapave që ligji parasheh, për një proces rekrutimi pa zvarritje, pa probleme”

Kryeministri u shpreh i bindur kur tha se konkurset e punësimit në administratë janë reale, pasi sipas tij, nuk do dilnin konkurset edhe pa fitues. “Ambicja jonë është për të ndërtur një administratë evropiane”./ATSH/

Next Post

Foto/ Edhe në Ballkan ka Hollywood

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme

SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme

March 7, 2026
Parlamenti çek refuzon heqjen e imunitetit të kryeministrit Babiš për çështjen e fondeve të BE-së

Parlamenti çek refuzon heqjen e imunitetit të kryeministrit Babiš për çështjen e fondeve të BE-së

March 7, 2026
Pirro Vengu: Në më pak se dy vite kemi dëshmuar se Shqipëria mund të jetë një aleat i besueshëm dhe i përgjegjshëm

Pirro Vengu: Në më pak se dy vite kemi dëshmuar se Shqipëria mund të jetë një aleat i besueshëm dhe i përgjegjshëm

March 7, 2026
Tentoi të vriste me thikë 60-vjeçarin në Korçë, arrestohet autori

Tentoi të vriste me thikë 60-vjeçarin në Korçë, arrestohet autori

March 7, 2026
Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?

Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?

March 7, 2026
Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

March 7, 2026
Detaje nga operacioni i SPAK në Vlorë, zbardhet një vrasje dhe lëshohen mbi 7 urdhër-arreste

Detaje nga operacioni i SPAK në Vlorë, zbardhet një vrasje dhe lëshohen mbi 7 urdhër-arreste

March 7, 2026
Manipulues dhe hakmarrës, kjo është shenja më djallëzore e horoskopit

“Në dashuri do të keni dyshime”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

March 7, 2026
Sulm me dron në aeroportin e Dubait, pezullohen fluturimet! Breshëri raketash në Teheran

Sulm me dron në aeroportin e Dubait, pezullohen fluturimet! Breshëri raketash në Teheran

March 7, 2026
7 Marsi, Rama ndan fotot mes fëmijëve nga Manastiri: Na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

7 Marsi, Rama ndan fotot mes fëmijëve nga Manastiri: Na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In