Anëtarja e Komitetit Teknik: Asnjëherë s’jemi marrë me shifrat e vdekjeve nga COVID-19

Jhgjjj

Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, mjekja pediatre Gjeorgjina Kuli-Lito e ftuar në emisionin ‘”Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka folur për numrin e viktimave nga COVID-19 në Shqipëri.

Ajo zbulon se Komiteti Teknik i Ekspertëve asnjëherë nuk është marrë me shifrat e vdekjes nga COVID-19 si dhe asnjëherë nuk e ka diskutuar si çështje.

Sipas saj Komiteti nuk është burim informacioni për fatalitetet teksa për këtë thekson se shifrat gjenden tek drejtoria e QSUT, Statistikave apo INSTAT.

Për më tepër ajo vlerëson punën e mjekëve duke theksuar se ka besim tek shkaku që ata vendosin për vdekjet e pacientëve.

”Duhet të ndahen në dy momente. Duhet të sqaroj për publikun, që Komiteti asnjëherë nuk është marrë me shifrat e vdekjes. Të japë informacion për fatalitetet, apo të përpunojë.

Ne kemi të njëjtin burim informacioni për fatalitetet, si për popullatën, kalon nga drejtoria e QSUT, INSTAT.

Këto janë shifra zyrtarisht, nuk i përpunojmë vlerat e fataliteteve. Apo edhe vlerat e testimeve apo rasteve pozitive. Thjesht bëjmë analizën, pse ka arritur ky pik, çfarë teknikash shkencore duhen përdorur për t’u ndaluar infektimet.

Asnjëherë s’kemi pasur debat. Këtë e them me kompetencë. Ne në Komitet asnjëherë s’kemi diskutuar për fatalitetet.

Si mjeke kliniciste, do vlerësoja punën e kolegëve të mi që padashje përballen edhe me këto ndodhi. Kam besim të plotë tek vlerësimi i kolegëve për shkakun e vdekjes. Shkaku i vdekjes përcaktohet tek kartela klinike. Ka diagnozën fillestare, të përkohshme, dhe përfundimtare. Kjo bëhet edhe në konsultë.

COVID-19 duke parë dhe nga OBSH kush është rast me covid-19 apo i dyshuar, nga janë propozuar dy nomenklatura të reja. ICD 9 apo ICD 10. Ka dy rubrika në të renë, është U 7 1, raste të konfirmuara COVID-19, dhe U 7 2, rastet e suspektuara.  Pra janë të diferencuara këto 2 raste. Q ë të thuash COVID-19, duhet tamponi pozitiv. Imazheria nuk është 100% COVID-19. Praktikisht me skaner mund të thuash kompatibël.

Me të vërtetë do të ketë diskutime, debate. Por deri tani nuk e kemi diskutuar asnjëherë. Nuk ngatërrohem me politikën fare. Asnjë studim, ne përshtatemi me direktivat e OBSH.

Asnjë nuk e dinte fillimisht që një nga shkaqet e COVID-19 ishin trombët, mpiksjet e gjakut. Më pas u zbulua tombiembolia. Këputja e gjakut. Ka studime, por jo nga Komitetit Teknik, por nga ekspertë. Evidencat janë kartelat klinike në duart e mjekëve, në drejtorinë e Statistikave, INSTAT.”- tha mjekja.

(BalkanWeb)

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com