• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD: Parlamenti prej dy muajsh është kthyer në një arenë cirku

by Java News
24/12/2023 15:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Mirlinda Çollaku në një lidhje skype për “Report Tv” me gazetarin Nertil Agalliu ka folur për protestën që Sali Berisha ka njoftuar para gjykatës së Lartë në datë 27 dhjetor kur pritet të merret vendimi mbi vulën e Partisë Demokratike.

Ajo tha se nuk pret të ndodhë gjë tjetër veçse të legjitimohet vendimi i Gjykatës së Apelit që rrëzoi vendimin e Agron Zhukrit. Sipas saj, pasi të jepet vendimi atëherë palët nuk do kenë më alibi lidhur me mos-dëshirën e tyre për bashkëpunim.

“Më kujton protestat e Erion Veliajt para gjykatës. Nuk do doja të ishte mënyrë sjellje e demokratëve.  Sa i takon vendimit të gjykatës, nuk pres të ndodhë asgjë e çuditshme pres të legjitimohet vendimi i apelit që prishi vendimin e agron zhukrit që ishte i paligjshëm.  Nga pikëpamja politike, uroj që palët të heqin alibinë që ka ekzistuar deri më sot se nuk dihet kujt i takon legjitimiteti i PD. Duhet të hiqet kjo alibi. Gjykata e Lartë të shprehet për këtë cështje, ky diskur të mos ekzistojë më mes nesh dhe të jetë vetëm pjesa e vullnetit se cili do të bashkëpunojë me të tjerët”- tha Çollaku.

Sa i takon mungesës së Partisë Demokratike në Kuvend, në 21 dhjetor kur u votua për heqjen e imunitetit të Sali Berishës, anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD u shpreh se mungesa lidhet me faktin që prej muajsh nuk zhvillohen seanca plenare normale në Parlament.

“Nuk ishim në parlament për faktin se aty nuk ka parlament prej dy muajsh por është një arenë cirku ku PD nuk e ka parë të udhës të jetë e pranishme. Unë mendoj se PD ka zgjedhur të flasë me veprime konkrete. Kanë qenë 2 muaj të ngarkuar pasi kanë përkuar me procesin gjyqësor ndaj Berishës. Kemi parë një ambient qesharak, ku Ramës iu mundësua të kalonte buxhetin për 8 minuta seancë”- shtoi ajo.

Sipas Çollakut, nuk është vetëm rastësi fakti që një sjellje e tillë në seancat plenare përkon me procesin gjyqësor ndaj Berishës, duke nënkuptuar se e gjithë kjo bëhet për interesat personale të kreut të Rithemelimit.

/f.s

Next Post
Vetingu në Policinë e Shtetit/ Balla: Mekanizëm i domosdoshëm për të rritur besimin e qytetarëve

“Sundimi i Ligjit” edhe jashtë Shqipërisë, Balla: Finalizuam me sukses 3 operacione në tre vende

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In