• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Anëtari i kryesis së PD Gent Malko: Të preferuarit e kryetarit do zaptojnë partinë!

by Java News
01/05/2018 08:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Gent Malko, u shpreh se mospranimi i propozimit për të vendosur të njëjtin kriter si për kryetarët dhe sekretarët e degëve, ashtu edhe për kandidatët për t’u bërë anëtarë forumeve të larta, prish sistemin e karrierës në PD.

Sipas tij, me rrëzimin e propozimit, në organet e larta të PD mund të futen njerëz që janë preferencë e kryetarit ose e lobimeve të caktuara brenda partisë. “Në bindjen time mospranimi i këtij propozimi bën që në organet e larta drejtuese të partisë siç është Kryesia Qendrore, të vijnë sërish individë, të cilët nuk vijnë nga sistemi i karrierës në parti, por që mund të jetë preferencë e kryetarit ose e lobimeve të caktuara brenda partisë. Në çdo rast kemi prishur sistemin e karrierës.

Ndërkohë, për individë, të cilët kanë kontribut në fusha të ndryshme dhe që duan të angazhohen politikisht, ekzistojnë hapësirat e nevojshme. Ata mund të jenë pjesë e departamenteve të Partisë Demokratike dhe e bordit të këshilltarëve, për të cilët nuk kërkohet ky kriter”, tha Malko.

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike foli edhe një propozim tjetër, i cili nuk është marrë parasysh dhe që ka të bëjë me marrëveshjet për koalicionet. “Marrëveshjet e koalicioneve para apo pas zgjedhore, me parti të spektrit të majtë, të mos jetë më pjesë e vendimmarrjeve të Kryesisë dhe të Këshillit Kombëtar, por i Kuvendit Kombëtar, që është organi më i lartë vendimmarrjes. Duhet të jetë vetëm ky organe që mandaton lidershipin për të hyrë në negociata me kundërshtarët politikë për një marrëveshje dhe të jetë po ky organ që ratifikon marrëveshjet. Vetëm në këtë mënyrë nuk cenohet vullneti i elektoratit të djathtë dhe lidershipi i PD, në fund, është i legjitimuar në raport me vendimmarrjen që ka marrë”, u shpreh Malko. Edhe ky propozim nuk është marrë parasysh. /;shqiptarja.com

ma.me

Next Post
Lordët i japin Parlamentit një alternativë të Brexit-i

Lordët i japin Parlamentit një alternativë të Brexit-i

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Zvicër/ Shpërthim në resortin ku po festohej Viti i Ri, disa persona humbin jetën

E rëndë në Zvicër/ Shpërthim në resortin ku po festohej Viti i Ri, disa persona humbin jetën

January 1, 2026
Grabitje si në filma te rruga Bardhyl, 35-vjeçari përplas dy automjete gjatë arratisjes me makinën e vjedhur

Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve, e mitura në Tiranë shpëton mrekullisht nga plumbi qorr

January 1, 2026
‘Kushtetuesja’ e la në detyrë, vjen urdhri i parë i Veliajt nga burgu: Të nisë puna për…

Veliaj urim për Vitin e Ri: Jetoni me zemër të madhe, punoni me pasion dhe mbajini ëndrrat tuaja gjallë

January 1, 2026

Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës, Rama ndan lajmin: Mirë se erdhët!

January 1, 2026
MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

January 1, 2026
Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com