• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Anëtari i ri i Këshillit Kombëtar: Berisha me protagonizëm të theksuar, pengoi debatin real. Të tërhiqet vetë, bllokoi dashurinë e PD për Bashën

by Java News
19/07/2021 15:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka nxjerrë anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD Agim Baçi në një intervistë televizive ku ka kërkuar që Sali Berisha të tërhiqet disi nga skena politike.

Sipas tij në këtë mënyrë demokratët do të duan kryetarin Lulzim Basha.

Ish kandidati për deputet ka folur në studion e News24 edhe për Kuvendin Kombëtar të PD, të mbajtur të shtunën nga ku dolën emrat e rinj të forumeve të selisë blu.

Lidhur me Edit Harxhin dhe Arben Ristanin të cilët mbetën jashtë Këshillit Kombëtar, ai u shpreh se ata mund të zgjedhin nëse do jenë pjesë e betejës apo jo. Teksa tha se e ka mbështetur qëndrimin e Mark Markut, por se gjërat duhen thënë kur je brenda.

“Për shkak të kontributit mund të ishin, por në një parti nuk mund të jenë të gjithë, rëndësi ka a do jenë pjesë e betejës për ta bërë PD-në shumicë qeverisëse, apo do jenë jashtë. Unë kam qenë për atë që njerëzit duhet të debatojnë kur janë brenda forumeve, jo kur ikin. Pse parimisht e kam mbështetur z. Marku, por kështu i ka thënë gjërat dhe kur ka qenë PD në pushtet. I shkon kjo gjë, e tha në një kohë kur po fillon parlamenti. Ai ishte promotor i nisjes së një debati të rëndësishëm, por si një leksion që gjërat duhen thënë brenda forumeve, sepse nëse do të përmirësosh diçka duhet t’i thuash në kohën e duhur. Ata njerëz që janë zgjedhur, duhet të mendojnë pse duhet të jenë aty”, u shpreh ai.

Për qëndrimin e ish-Presidentit Nishani, Baçi tha se “mbledhjet e Këshillit nuk kanë qenë ndryshe. Z. Nishani mund t’i kishte ngritur këto debate, këto probleme. Mos ta bëjmë si votimet e eurovizion për qejfe komshinjsh, do doja të ishte që njerëzit që e marrin në përgjegjësi jo si privilegj. Analiza më e thelluar dhe më e qatë ka qenë gjatë kohës së fushatës kur u vunë përballë kandidatët për kreun e PD dhe u thanë gjërat. Z. Basha i pasqyroi dhe iu drejtua jo vetëm atyre që duan të kontribuuan dhe duan të kontribuojnë. Propozimi që mu duk interesant është koalicioni me qytetarët. Që strukturat e PD të gjejnë një rrugë krejt ndryshe komunikimi me qytetarët, të flasim me ta. Z. Rama ka kthyer korrupsionin në normalitet, ka kthyer konceptin e klientelizmit, i sheh qytetarët si klientë. Në Kuvend flasin ata që kanë drejtuar qarqet, pavarësisht se do donin të ishin më shumë zëra. Kishte gjëra që u thanë për mënyrën si u zgjodhën emrat etj”, tha ai.

Baçi pati një qëndrim dhe për rolin e ish-liderit historik të PD Sali Berisha. “Shumë kritikë të z. Basha janë ata që besojnë tek protagonizmi i z.Berisha, por janë dy njerëz të ndryshëm. Z. Berisha duhet ta lejonte z. Basha të gabonte vetë. Ka një protagonizëm të theksuar, ka qenë prezent në media. Basha ka marrë një parti që adhuronte Sali Berishën dhe mund të çlirohen vetë nëse zoti Berisha do ishte më pak i angazhuar, më i tërhequr. Duke lënë që betejën e madhe ta bënin ata njerëz që PD zgjodhi. Ka penguar debatin real. Gjëja e parë dhe shpresoj që PD të mos ketë asnjë shenjë fatalizmi, nuk besoj që shumica e shqiptarëve duan të tallen. Shqetësimi im më i madh ka qenë pasojat kulturore të komunikimit të z. Rama./m.j

Next Post
VIDEO: U arrestua nga policia, ja momenti kur Fjolla Morina u ndalua

VIDEO: U arrestua nga policia, ja momenti kur Fjolla Morina u ndalua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In