• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Anëtari i kryesisë së PD: Në zgjedhjet e ardhshme, jo fushatë me ata që humbën në vitin 2013

by A R
07/07/2020 18:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë për Ora News, anëtari i kryesisë së PD-së, Aleksandër Biberaj tha se ka një interes për t’u bashkuar me PD-në dhe natyrisht ka shumë kandidatë potencialë që po propozohen.

Biberaj u shpreh se PD-së është e hapur për të gjithë, sidomos për ata që janë figura të reja.

Aleksandër Biberaj: Ka një interes për t’u bashkuar me PD-në dhe natyrisht ka shumë kandidatë potencialë që po propozohen. Anëtarësia ka të drejtën e propozimeve dhe ne si të deleguar nuk kemi të drejtë t’i refuzojmë, mjafton që të plotësojnë kriteret. Ka prurje të reja, edhe si moshë, po ashtu edhe nga shoqëria civile që nuk kanë qenë më parë në strukturat e PD-së.

PD mbetet e hapur për të gjithë, por duket pasur parasysh që një parti nuk vjen dot në pushtet vetëm me simpatizantë sepse numri i tyre është i kufizuar, kështu që ne po e zgjerojmë shumë bazën që të mundësojmë rrotacionin politik. Dua të them që ata që kanë qenë në PD nuk është se janë prurje të reja, ata kanë qenë në poste drejtuese. Hapja e PD-së ka të bëjmë me ardhjen e elementëve të rinj, që nuk janë provuar me PD-në.

Biberaj shtoi se nuk beson se në vitin 2021 PD do të ketë luksin për të pasur drejtues qarqesh me të cilët u humbën zgjedhjet në vitin 2013.

Aleksandër Biberaj: Ne nuk po tentojmë të afrojmë ish-ministra apo ish-deputetë të PD-së që kanë qenë në parti. Do të jetë anëtarësia me kryesinë që do të përcaktojë listën. Por nuk besoj se në vitin 2021 kemi luksin për të pasur drejtues qarqesh po ata me të cilët kemi humbur zgjedhjet në vitin 2013. Humbja ka ardhur edhe nga abuzimi me pushtetin nga figurat e PD-së.

Do të ketë një sërë kriteresh për kandidatët dhe kontributi i gjithsecilit është i vlerësueshëm, por mendoj se mbi të gjitha kemi nevojë për njerëz që mbledhin vota, që votohen. Mund të kemi njerëz që janë teknikë, por që nuk bëjnë një cunam votash.

/a.r

Next Post

Batuta e Ramës për investimet: Ne jemi ‘atdheu i Shën Thomait’, po nuk prekëm, nuk besojmë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In