• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Anëtari i KQZ-së: Na janë sulur politikanë, analistë e militantë që duan të djegin Shqipërinë!

by Java News
15/06/2019 12:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga anëtarët e KZQ, Bledar Skënderi thotë se zyrtarë të lartë të partive të opozitës, analistë e opinionistë i kanë sulmuar me fjalor denigrues e shantazhues, 4 anëtarët e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Ky sulm sipas Skënderit vjen pasi KQZ e shpalli “nul” vendimin e Metës për shtyrjen e zgjedhjeve.

“Zyrtarë të lartë të partive opozitare, analistë dhe opinionistë të (pa)varur, anëtarë dhe simpatizantë të këtyre partive, ku të mundin, me çfarë të mundin, me një fjalor denigrues, ofendues, shantazhues janë sulur të gjithë kundër 4 antarëve të KQZ”– shkruan Skënderi në facebook.

“Kjo është një betejë e stisur, gjasme në emër të demokracisë, por në të vërtetë është luftë për karrigen e pushtetit! Dhe për të gjithë ata që duan t’i venë flakën Shqipërisë, për ambicjet e tyre personale për pushtet kam vetëm një përgjigje: Historia ka për t’ju dënuar! Unë nuk do të shkruaj asnjë gërmë në ato faqe të errëta”, shprehet Skënderi.

Reagimi i plotë:

“Për të papunët që puna po i lidh me ne!

Pas zhdekretimit që Presidenti i Republikës i bëri dekretit të tij për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe qëndrimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (shumicës së anëtarëve) për vazhdimin e proçesit për zgjedhjet vendore të 30 Qeshorit, një sulm frontal dhe i paparë ndonjëherë ka filluar.

Zyrtarë të lartë të partive opozitare, analistë dhe opinionistë të (pa)varur, anëtarë dhe simpatizantë të këtyre partive, ku të mundin, me çfarë të mundin, me një fjalor denigrues, ofendues, shantazhues janë sulur të gjithë kundër 4 antarëve të KQZ.

Nuk po merrem me ligjin, as me argumentat ligjore apo kushtetues, sepse janë lexuar dhe përmendur aq shumë këto ditë, sa edhe shqiptari më i thjeshtë ka marë disa leksione ligjore!

Këtu, shkurtimisht, do doja t’iu jepja një përgjigje gjithë ushtrisë së anatemuesve!

Jam në këtë detyrë, anëtar i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, i zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë, konform një procedure ligjore.

Jam prind i dy fëmijëve, bashkëshort, bir i dy prindërve për të cilët jam krenar, vëlla i dy qytetarëve të denjë të këtij vendi! Kjo është familja ime e vogël!

Familja ime e madhe është Shqipëria!”- shkruan anëtari i KQZ Bledar Skënderi. (TemA)

Ligji është Bilba ime, e unë ushtar i Atdheut!

Vendimet e mia dhe të kolegëve janë në çdo rast të ankimueshme!

Të gjithë ata që më njohin e dinë shumë mirë se nuk kam përfituar asnjë gjë nga asnjë lloj pushteti!

Kudo ku kam qenë kam kryer detyrën time me profesionalizëm dhe përkushtim!

Kjo është një betejë e stisur, gjasme në emër të demokracisë, por në të vërtetë është luftë për karrigen e pushtetit!

Dhe për të gjithë ata që duan t’i venë flakën Shqipërisë, për ambicjet e tyre personale për pushtet kam vetëm një përgjigje: Historia ka për t’ju dënuar! Unë nuk do të shkruaj asnjë gërmë në ato faqe të errëta!”- shkruan Skënderi në facebook. 

 

Next Post
FOTOT/ Heidi Klum, modelja e famshme pozon topless

FOTOT/ Heidi Klum, modelja e famshme pozon topless

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

March 30, 2026
I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

March 30, 2026
Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

March 30, 2026
Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

March 30, 2026
Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

March 30, 2026
Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

March 30, 2026
Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

March 30, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Maduro reagon për herë të parë pas burgosjes në SHBA: Jam mirë, qëndroj i fortë

March 30, 2026
Rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së në dekadën e fundit

Rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së në dekadën e fundit

March 30, 2026
Khamenei falënderon Irakun për mbështetjen: Vend mik kundër agresionit

Khamenei falënderon Irakun për mbështetjen: Vend mik kundër agresionit

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In