Anëtari i Komitetit Teknik, Alban Ylli: Risku i papërfillshëm, kam frikë se është çështje reklamimi apo politike

Astra Zenca

Anëtari i Komitetit Teknik të Ekspertëve, Alban Ylli i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka komentuar vendimin që mori Komiteti i Imunizimit dhe Vaksinimit për të lejuar vijimin e vaksinimit me AstraZeneca.

Profesori dhe doktori thotë se vendimi bazohet në informacionin më të mirë shkencor, dhe rezulton se risku nga vaksina e AstraZeneca është i papërfillshëm.

Doktor Ylli thotë se do të ishte humbje kohe nëse do të ndalohej vaksinimi me AstraZeneca në Shqipëri.
Ai hedh dyshime se kjo pasiguri e ngritur për vaksinën e AstraZeneca, mund të jetë çështje reklamimi apo politike, pasi kjo e fundit kushton shumë më lirë se të tjerat.

”Ky është një vendim i bazuar në informacionin më të mirë shekncor, siç janë vendimet e tjera. Bazohesh në informacionin më të miër. Risku është i papërfilshëm, po të presim. Më mirë të vijojmë me vaksinën që kemi në dispozion. Me shumë gjasë edhe vendet që po hezitojnë do e verifikojnë këtë.
Që ta them më thjesht, po bëjmë aq pak vaksina në Shqipëri sa s’ka për të pasur probleme. Po të bënim 1 milion mund të merreshin edhe shifrat në Shqipëri. Por të arrijmë në disa nivele brenda verës.
Niveli i rriskut është i papërfillshëm.

Ka tre elemente që e bëjnë të veçantë AstraZenecas, historia e frenimit të përkohshëm, në disa vende ka pasur klaster trompozash që dyshohet, mendohet se mund të lidhen me vaksinën.
Ka një princip për medikamentet e reja. Verifikimi i sinjaleve të rrezikut. Sinjalet e sigurisë. Vaksinat kanë një leje urgjence, janë nën vëzhgim. Verifikimi në popullatë, risku i tyre është zero, kurse efektet janë të mira për të mbrojtur nga pandemia. Si në fazën në studim, edhe në zbatim , ka probleme që verifikohen, dhe më pas vijohet.
Ne e dimë si mund të godasë, që ky rrisk është i papërgillshëm. Është provuar në vende të tjera. Britania është rasti ekselent. Janë miliona doza AstraZeneca, dhe asnjë nuk konsiderohet rrezik. Vendimet merren rast pas rasti.
Ka filluar me të moshuarit AstraZeneca, Presidenti francez tha që nuk kemi informacion të mjaftueshëm. Balanca mes riskut dhe përfitimit ishte e pakrahasueshme. Filluan ta përdorin dhe të moshuarit. Nuk kanë informacion të plotë për të moshuarit. Ka një informacion të mirë për moshat afër tyre.
Kam frikë dhe tek çmimi. AstraZeneca është shumë më e lirë. Mendoj se është çështje reklamimi. Në Angli nuk lejohet ë zgjedhësh, në Gjermani ai që do të bëjë Pfizer duhet të presë, muaj mund t’i duhen, ta bëjë në shtator. Ndërsa AstraZeneca-n e bën që nesër, mund të ketë elementë politikë. Nuk është kaq e thjeshtë. Jemi në një situatë ku po kryejmë miliona vaksina, kurse pandemia po prek miliona të tjerë. Ka njerëz që pësojë trompozë, infarkt, çdo ditë.”- tha Alban Ylli.

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com