• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Anëtari i Komitetit për Vaksinën Sulçebe apelon: Mos kini frikë! Vaksinat janë më efektive se të gripit! Imuniteti pas 1 muaji

by Java News
07/12/2020 22:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për profesorin dhe anëtarin e Komitetit për Vaksinën anti-COVID, Genc Sulçebe të gjithë vaksinat e krijuara deri tani, përfshirë Pfizer dhe Moderna, janë të mira dhe të besueshme.

Vaksina është e vetmja shpresë që do të fikë njëherë e përgjithmonë koronavirusin po cila është ajo e duhura dhe që ka efektin më të mirë? Për profesorin dhe anëtarin e Komitetit për Vaksinën anti-COVID, Genc Sulçebe të gjithë vaksinat e krijuara deri tani, përfshirë Pfizer dhe Moderna, janë të mira dhe të besueshme. Në një intervistë në “5 pyetje nga Babaramo”, Sulçebe u shpreh se sa më shpejt të bëhet vaksina aq më parë do i themi pandemisë lamtumirë. Sulçebe tha se njerëzit nuk kanë pse të kenë frikë nga vaksina pasi ajo nuk shkakton dëme në organizëm, pasi ajo jep reagimin imunitar që duhet ndaj COVID-19 dhe më pas largohet nga trupi duke u degraduar. Edhe ato efekte anësore si dhimbje koke, këputje apo temperaturë janë të përkohshme pa dëme në organizëm.

Sulcebe tha se  efikasiteti i vaksinës anti-covid është tepër i lartë 95%, më shumë se vaksina e gripit që është 50-60 %, ndërsa shtoi që personi që bën injeksionin e parë i duhet 3-4 javë që të fitojë imunitetin ndaj COVID, ndërsa  ë injeksionin e dytë bëhet nxitja më e madhe e këtij imuniteti duke luftuar ehde më fort virusin.

“Vaksina do të bëjë fikjen e pandemisë, sa më shpejt aq më mirë. Vaksinat janë disa dhe implementimi i tyre është një faktor i rëndësishëm tani. Mendoj se te gjitha vaksinat janë të besueshme dhe kushdo që do të vije në Shqipëri të vij sa më shpejt, pasi të gjitha kanë një efekt të mirë dhe janë të besueshme. Nuk kemi pse të kemi frikë nga vaksina, pasi ajo futet në organizëm, nxit imunitetin dhe më pas degradon ikën, nuk ka asnjë pasojë në organizëm, nuk kanë efekte të dëmshme. Në injeksionin e dytë që duhet 3-4 javë diferencë ka disa efekte anësore si lodhje, këputje, temperaturë, por të përkohshme. Efekti shkon në 95 % e vaksinës anti-COVID, që është shumë i lartë, më e lartë se ajo e gripit që e ka  40-60 %”, tha Sulçebe.

Ndërsa nisjen e testeve të shpejta sot në vendin tonë, Sulçebe e cilësoi një lajm shumë të mirë, pasi testimi për momentin është mjeti kryesor për të luftuar pandeminë. Akademiku dhe profesori Sulçebe tha se sa më shpejt të identifikohet personi si pozitiv, aq më shpejt bëhet izolimi i tij dhe padyshim që kjo do të sjellë ulje të rasteve.

“Testet e shpejta janë një lajm sh i mirë pasi testimi është mjeti kryesor për të luftuar këtë pandemi, pasi identifikimi i tyre i çon ne izolim më të shpejtë dhe padyshim do të sjell rënie të rasteve. Testet e shpejta kanë një efikasitet të lartë dhe kanë vetëm një marzhë gabimi të vogël tek asimptomatikët. Unë do të isha që testet e shpejta të përfshihen në të gjitha hallkat dhe ato të bëheshin nga personat dhe në farmaci pasi sa më shpejt ta zbulojnë se janë infektuar aq më shpjet do e bëjnë izolimin dhe do ruajnë të tjetër. Përdorimi i gjerë i testeve të shpejta është padyshim i vlefshëm”, u shpreh Sulçebe.

Në lidhje me imunizimin e tufës, Sulçebe tha se jemi ende larg, madje edhe në Tiranë, që është zona më e infektuar, ku 1 në 3 persona rezultojnë pozitiv.

“Imunizimi i tufës është kur një popullatë e caktuar është infektuar 50-70 %, ne jemi ende larg imunitetet të tufës, qofte edhe në Tiranë ku jemi në 30-35 % të situatës,  jemi në gjysmë të rrugës të imunizimit të tufës”, u shpreh ai.

Next Post
Dalin pamjet! Shqiptari godet me thikë kolegun e tij në market

Grupi kualifikues i Kosovës/ Vetëm Suedia ia njeh pavarësinë, ndeshja me Spanjën e para në histori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

March 11, 2026

Zbatohet vendimi i GJKKO-së, Veliajt i dërgohet në burg dosja me 28 mijë faqe

March 11, 2026
Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

March 11, 2026
Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Tensionet në Lindjen e Mesme, Putin përfiton për rritjen e ekonomisë së Rusisë

March 11, 2026
Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

March 11, 2026
Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

March 11, 2026
Tirana qendër festimesh për Ditën e Verës, Veliaj zbulon aktivitetet që mbahen sot

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Si do të bëhet lëvizja e mjeteve më 14 mars

March 11, 2026
I shumëkërkuari u arratis/ Shoferi: E mora rastësisht në rrugë, s’ia kam idenë se kush është

I shumëkërkuari u arratis/ Shoferi: E mora rastësisht në rrugë, s’ia kam idenë se kush është

March 11, 2026
Von der Leyen paralajmëron: Mendësia e Rusisë nuk ka ndryshuar që nga Konferenca e Jaltës

Rritja e çmimeve, Von der Leyen: Kthimi i BE te karburantet ruse do të ishte një gabim strategjik

March 11, 2026
Ndryshimet në qeveri/Blendi Klosi: Janë ekskluzivitet i Kryeminstrit. Nesër mblidhet grupi parlamentar…

“Nuk e pengojmë hetimin për Ballukun”, Klosi: Imuniteti, vendimmarrje që i takon Kuvendit

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In