• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Anëtari i Kolegjit Zgjedhor në ‘sitën’ e Vettingut, ia mbath si i sëmurë, por KPK-ja e thërret për t’u njohur me hetimin

by Java News
31/01/2020 14:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjyqtari i Apelit në Gjirokastër Tomor Skreli, i cili është në të njëjtën kohë edhe anëtar i Kolegjit Zgjedhor, ka paraqitur dorëheqjen pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor që datën 10 dhjetor 2019. Shqiptarja.com është informuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor se Skreli e ka dhënë dorëheqjen nga funksioni i gjyqtarit për arsye shëndetësore. Nga verifikimet rezulton se për gjyqtarin e Skreli procesi i verifikimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkalla e parë e Vetingut, për ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale, kishte nisur që në mars të vitit 2019.

Megjithatë, pavarësisht dorëheqjes, anëtari i Kolegjit Zgjedhor është thirrur në datën 3 shkurt 2020, për t’u paraqitur në seancë dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, për t’u njohur me rezultatet e verifikimit. Trupa gjykyese pranë Komisionit të Vetingut që po shqyrton dosjen e gjyqtarit përbëhet nga Xhensila Pine, Brunilda Bekteshi dhe Suela Zhegu. Koha e caktimit të seancës dëgjinore tregon se gjyqtari mund të jetë informuar paraprakisht për gjetjet e trupit gjykues para se të jepte dorëheqjen. Ndërkaq, mbetet për t’u parë nëse gjyqtari është penduar dhe tërhequr nga dorëheqja apo ka mungesë kordinimi mes Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për çështjen në fjalë, pasi kur subjekti jep dorëheqjen nga drejtësia, Vetingu ndërpritet.

Deri në vitin 2008, Skreli ka mbajtur pozicionin e kryetarit të Gjykatës së Apelit të Gjirokastrës. Si anëtar i Kolegjit Zgjedhor Skreli ka qenë pjesë e trupës gjykuese e cila rrëzoi Presidentin Ilir Meta, duke legjitimuar zgjedhjet e 30 qershorit. Vendimarrja u konfirmua më pas si e drejtë nga Komisioni i Venecias dhe së fundmi nga Gjykata Kushtetuese. Një vit më parë, banesa e gjyqtarit të Gjirokestrës ishte në shenjestrën e tre grabitëse, por që të tre u prangosën nga policia para se të kryenin vjedhje.

Gjatë dy viteve të fundit, periudhë e cila përkon me zbatimin dhe veprimit e ligjit të Vetingut, tetë gjyqtarë janë vetëlarguar nga sistemi i drejtësisë për arsye shëndetësore, duke evituar kësisoj përballjen me Vetingun, ndërsa dy të tjerë janë ‘sëmurë’ gjatë procesit të njohjes me rezultatet e kontrollit të tyre për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale./ shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Të morën lekë këta? Rama në spitalin e Vlorës: Lentet e syve për të moshuarit janë falas

VIDEO/ Të morën lekë këta? Rama në spitalin e Vlorës: Lentet e syve për të moshuarit janë falas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla takim me strukturat e PS-së në Golem : Rritja ekonomike solli rritje pagash e pensionesh

Balla takim me strukturat e PS-së në Golem : Rritja ekonomike solli rritje pagash e pensionesh

April 7, 2026
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

April 7, 2026
Urdhri i Prefektit të Tiranës/ Nis aksioni i pastrimit të plazheve në prag të sezonit turistik

Urdhri i Prefektit të Tiranës/ Nis aksioni i pastrimit të plazheve në prag të sezonit turistik

April 7, 2026
SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund të përdoret si peng

SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund të përdoret si peng

April 7, 2026
Rregulla të reja për “Sekretin Shtetëror”, ja si do të administrohen dhe deklasifikohen dosjet sekrete

Rregulla të reja për “Sekretin Shtetëror”, ja si do të administrohen dhe deklasifikohen dosjet sekrete

April 7, 2026
Nisin dëgjesat publike për reformën territoriale, Mazniku: Synojmë një proces të shëndetshëm

Nisin dëgjesat publike për reformën territoriale, Mazniku: Synojmë një proces të shëndetshëm

April 7, 2026

Mëdyshjet e BE-së ndaj Shqipërisë dhe mëdyshjet e opozitës për të qenë me BE-në

April 7, 2026
Ulsiu zgërdhihej, Albini ka zëra se po na merr Mamicën…

Ulsiu zgërdhihej, Albini ka zëra se po na merr Mamicën…

April 7, 2026
Amnesty International kritika Trump: Deklaratat e tij po përshkallëzojnë tensionet

Amnesty International kritika Trump: Deklaratat e tij po përshkallëzojnë tensionet

April 7, 2026
Takime “sa për sy e faqe”, partitë politike në Kosovë ende larg marrëveshjes për presidentin

Takime “sa për sy e faqe”, partitë politike në Kosovë ende larg marrëveshjes për presidentin

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In