• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Anëtari i KK të PD: Paloka investitor strategjik i qeverisë, te pronat e tij në Spille do ndërtohen vila e holete luksoze

by Java News
02/11/2023 16:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Sidi Hasanaj ka publikuar të tjera dokumente që faktojnë sipas tij se Edi Paloka, deputet i Rithemelimit është shpallur nga qeveria investitor strategjik.

Sipas anëtarit të PD, kryeministri Edi Rama ka firmosur planin urbanistik ku në zonën e Spillesë, ku Paloka është pronar, do të ndërtohen resorte turistike elitare me hotele 4-5 yje dhe vila luksoze.

“Urdhëroni dokumentat origjinalë të firmosura prej tij, ku shkruan se ka prona në Spille. Vazhdojmë… Urdhëroni dokumentin e KKT (planin urbanistik) të firmosur nga Edi Rama se si gjithë Zona e SPillesë do ndërtohet në: “Për shkak të bregdetit ranor kjo zonë është e përshtatshme për resorte të drejtuara drejt turizmit Elitar. Shërbimet hoteliere duhet të jenë të destinuara për struktura me 4 yje e sipër. 80% e zhvillimit duhet të jetë i destinuar për shërbime në formën e strukturave kompakte apo të shpërndara (vila) dhe vetëm 20% i destinuar për banesa të dyta (real-estate), në formën e strukturave individuale (vila, jo apartamente shumëkatëshe)”, shkruan Paloka.

Pas akuzave që bëri dy ditë më parë ne Studio Live, në Report Tv, se Paloka, deputet i Rithemelimit, ishte shpallur investitor strategjik nga qeveria, Hasanaj dje publikoi formularin e vetëdeklarimit të pasurisë të deputetit të Rithemelimit ku rezulton se ka deklaruar disa mijëra hektarë prona në zonën e Kavajës dhe bregdetin e Spillesë. Sipas Hasanajt, “në pronat e Palokës do të ndërtohen resorte turistike strategjike”.

Postimi i plotë i Hasanajt: 

Ah Palokë me kë je ngatërruar! Kërkonte dokumenta sot për akuzën që thashë te Report TV se Paloka ka marrë leje për hotele me 5yje dhe investime strategjike në Spille, nga Edi Rama. Vetëm një pjesë e vogël e dokumentave!  Tani të nderuar miq të medias, urdhëroni: A ka deklaruar Paloka në ILDKP që ka mijëra m2 prona dhe trualle në Spille?  Në TV sot deklaroi që s’ka, mirë thuthuq po dhe mashtrues. Urdhëroni dokumentat origjinalë të firmosura prej tij, ku shkruan se ka prona në Spille.

Vazhdojmë… Urdhëroni dokumentin e KKT (planin urbanistik) të firmosur nga Edi Rama se si gjithë Zona e SPillesë do ndërtohet në: “Për shkak të bregdetit ranor kjo zonë është e përshtatshme për resorte të drejtuara drejt turizmit Elitar. Shërbimet hoteliere duhet të jenë të destinuara për struktura me 4 yje e sipër. 80% e zhvillimit duhet të jetë i destinuar për shërbime në formën e strukturave kompakte apo të shpërndara (vila) dhe vetëm 20% i destinuar për banesa të dyta (real-estate), në formën e strukturave individuale (vila, jo apartamente shumëkatëshe).

Zona duhet të sistemohet nëpërmjet një shëtitoreje bregdetare dhe një balline ujore, ku në fashën e parë (fasha ranore) duhet të vendosen strukturat e përkohshme të shërbimit të plazhit, në fashën e dytë strukturat e qëndrueshme të shërbimeve gastronomike dhe të mirëqenies, si bare e restorante, spa dhe të ngjashme, ndërsa në brezin e tretë strukturat e shërbimit hotelier. Në fashën më të thellë, duhet të akomodohen strukturat e banesave të dyta.”

Tani Edi Rama thotë që do ndërtohen Hotele me 4 yje dhe më shumë, do ndërtohet port Jahtesh dhe shëtitore (lungomare) plus apartamente elitarë. E firmos me dorën e tij, dhe është firmë e KKT për master plan, pra për gjithë zonën! Kudo ta ketë pronën Palo.ka (lëre që e ka buzë detit) do ndërtohen ose hotele me 4 dhe 5 yje, ose Vila elitare. Plus që qeveria do e ndihmojë me ndërtimin e lungomares dhe port Jahtesh.

Tani të nderuar gazetarë, Çfarë armiku i ka Rama këta dhe vice versa? Armik që të jep kështu vendime Zhvillimi për hotele dhe vila elitare??? Megjithatë, nesër do dalin edhe më shumë fakte. Kur të mbaroj me faktet dhe dokumentat, pastaj do kalojmë në tjetër aspekt: Atë fjalën “b..ga e Lylit” do e bëj që ti tunden këmbët sa të dëgjoj emrin tim, do i duket grushti i atij llumit të Ramës, A.Prengës si përkëdhelje… por në fillim luftën për të vërtetën! Demokratët pas 10 viteve opozitë, meritojnë të shkojnë pas këtyre thuthuqëve mendorë? Pastaj thuthuqit do ja drejtojë dhëmbët mirë./m.j

 

 

Next Post
Emri/ Akuzohet për vrasjen e Shkëlzen Kastratit 2 vite më parë, arrestohet në Fushë Krujë autori i dyshuar

Emri/ Akuzohet për vrasjen e Shkëlzen Kastratit 2 vite më parë, arrestohet në Fushë Krujë autori i dyshuar

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    2 years ago

    Shikoni o popull bejne sikur po vriten njeri me tjetrin,ne te quajturin parlament,ca aktorsh,ase ata te hollivudit nuk jane me te mire se kta hajdute,komuniste e spiun.Kta te partise komuniste te monsters se vicidolit e ata te partise socialist te edvin k/hajdutit.A leje ndertimi ,per gradacela e invesitor strategjik marrin cdo dite me demek kundershtarte e flakte te partise,kta te monsters monsters,me ata te k/hajdut edvin karapushtit.Shikoni ca palacosh,te ndyre,te neveritshem,perfundimisht kta jane jashtqitja e Kombit.Vetem SHBA e SPAK munde te shpetojne shqiptaret te varfer,e te pa mbrojtur. nga kta kriminel,te pa ngopur.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In