Kancelarja gjermane Angela Merkel është ofenduar nga një anëtar i partisë që ajo kryeson prej vitesh, CDU-së. Sipas gazetës gjermane Bild, kjo ngjarje ishte dhe sulmi më i hapur apo kritika më e fortë e drejtpërdrejtë që i është bërë kancelares gjermane.
Teksa po ngjitej drejt sallës “Globana Messezentrum” një burrë sulmoi 61 vjecaren.
Gazeta Bild ka zbardhur detajet e përballjes së Merkel me burrin në fjalë.
Fjalët e anëtarit të CDU: Zonja Merkel, t’ju vijë turp!
Ndërkaq, në sallë kanë ardhur rreth 1 mijë anëtarë të strukturave partiake të CDU, dhe mbledhja zhvillohet për të diskutuar mbi 3 rezoluta për partinë e djathtë. Në karrigen e Merkel ndodhet një baner i cili shkruan : Ndaloni Fluksin e emigrantëve!
Prej kohësh tashmë kancelarja Merkel po merr kritika të shumta për situatën e emigrantëve nga krahu konservator në partinë e saj.