• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Anëtarët e KLGJ e KLP, PD: Rama u kujdes që shorti të prodhonte emrat që ai donte

by A R
09/02/2018 13:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për mediat një ditë pasi në Kuvend u votuan anëtarët e KLGj dhe KLP. Edhe pse nuk u sigurua shumica e nevojshme, ata u kaluan automatikisht pasi kaluan për votim për të tretën herë.

Sipas Bylykbashit, emrat e zgjedhur janë problematikë dhe disa prej tyre kanë marrë pjesë në dënimin e shqiptarëve gjatë diktaturës.

“Objektivi i Edi Ramës ishte që shorti t’i prodhonte rezultatin që ai donte. Kandiatët që dolën nga ajo listë, janë kandidatë të skualifikuar qartazi. Kemi dy kandidatë që kanë qenë persona të përfshirë në dënimin e shqiptarëve. Është pikërisht ajo që ka ndodhur në këtë proces që u përmbyll dje. Kandidatët që dolën nga ajo listë, kemi dy kandidatë të skualifikuar qartazi nga ONM, kemi dy kandidatë që kanë qenë persona të përfshirë drejt për drejtë në dënimin e qytetarëve shqiptarë për politikë në periudhën e komunizmit, kemi kandidatë nga strukturat drejtuese të partive politike, 4 kandidatë që nuk plotësojnë kriteret ligjore”, deklaroi Bylykbashi.

Sipas Bylykbashit, në organet e reja të drjetësisë janë përzgjedhur edhe emra që qartazi nuk plotëosjnë kriteret dhe janë nënvizuar edhe nga ONM. Si ka përmendur emrin e Gent Ibrahimit që sipas Bylykbashit nuk plotëson kriterin për të qenë 5 vite pedagog në shkollën e magjistraturës.

Ai e quan nul procesin e votimit në seancën e të enjtes të anëtarëve për KLGJ dhe KLP. Në një konferencë për mediat, ai tha se nuk jemi përpara një rezultati ku rrëzohet lista.

“Përtej faktit që sa herë do të dilnin kandidatët e Edi Ramës, shorti është i paligjshëm po mbi të gjitha dje nuk ka ndodhur proces votimi në Parlamentin shqiptar. Kushtetuta kërkon që Kuvendi i Shqipërisë të votojë me 94 vota dhe nëse nuk arrihet një rezultat pozitiv për listën, që do të thotë lista rrëzohet, në raundin e tretë listat të dala nga shorti quhen të emëruara. Dje nuk ka ndodhur proces votimi, nuk jemi përpara një rezultati ku rrëzohet lista. Procesi i votimit në Parlament është nul, për një fakt të thjeshtë kushtetues, neni 78 i Kushtetutës përcakton, Kuvendi vendos me shumicën e votave në prani të më shumë se gjysmë të të gjithë anëtarëve të tij përveç rasteve kur kushtetuta parashikon një shumicë të cilësuar. në rastin konkret parashikohen 94 vota. Kuorumi i nevojshëm i pjesëmarrjes së deputetëve në procesin e v otimit duhet të jetë së paku sa numri i votave të kërkuara për miratimin enjë akti të caktuar, duke qenë se në sallë dje ishin 73 deputetë dhe kërkoheshin 94 prezent, procesi i votimit është nul”, tha Bylykbashi.

Bylykbashi la të kuptohet se për procesin e votimit në seancë Partia Demokratike nuk do të paraqesë ankesë në Gjykatën Kushtetuese, duke akuzuar mazhorancën se e ka bllokuar qëllimisht këtë institucion që të mos merren vendimet me 5 vota.

“Unë ekspozova antikushtetueshmërinë e procesit, nulitetin dhe sigurisht që kjo sjell dy pasoja, paligjshmërinë dhe antikushtetueshmërinë e këtyre personave që i bën vulnerabël përballë procedurave për shkarkim. Këto nuk i duhen drejtësisë shqiptare, drejtësisë shqiptare i duhet soliditet. Duhet të keni parasysh që sot Gjykata Kushtetuese ka pesë anëtarë që kanë mandat të plotë. Një anëtar, mandat të mbaruar po vazhdon të qëndrojë në detyrë, e dini shumë mirë situatën që Gjykata Kushtetuese është bllokuar qëllimisht nga maxhoranca që mos merren vendime me 5 vota. PS ka bllokuar KED gjatë vitit 2017, vazhdon ta bllokojë gjatë 2018 me justifikimin e Vettingut, vetëm për të bllokuar emërimin e Gjykatës Kushteteues, që të plotësohet dhe të vendosë mbi këto shkelje sot e kësaj dite”, tha ai.

/a.m.

Next Post
Kursi i këmbimit, euro bie në nivelin më të ulët për 2018

Kursi i këmbimit, euro bie në nivelin më të ulët për 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Kuvend/ Avokati: Kjo opozitë nuk motivon më, po bën teatër për…

Tensionet në Kuvend/ Avokati: Kjo opozitë nuk motivon më, po bën teatër për…

January 19, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Ftesa e Trump për Ramën në Bordin e Paqes/ Meçe: Vlerësim për Shqipërinë, partneritet i fortë me SHBA

January 19, 2026
VIDEO- Pas tensioneve në Kuvend, Berisha në protestë/ Tkurren militantët përpara kryeministrisë

VIDEO- Pas tensioneve në Kuvend, Berisha në protestë/ Tkurren militantët përpara kryeministrisë

January 19, 2026
Gogu replikon me Tabakun: E vetmja vjedhje më 11 maj ishte ajo brenda kandidatëve të PD-së, nisi që me Primaret

Tensionet në Kuvend, opozita bllokoi foltoren/ Ministri Gogu: Njëri gozhdës, tjetri patkoit, karvani përpara!

January 19, 2026
Bota e modës ‘në zi’/ Ndahet nga jeta stilisti i njohur italian Valentino Garavani

Bota e modës ‘në zi’/ Ndahet nga jeta stilisti i njohur italian Valentino Garavani

January 19, 2026
Theksohet mbështetja për sundimin e ligjit/ Ambasadori i Holandës uron kryetaren e re të GJK

Theksohet mbështetja për sundimin e ligjit/ Ambasadori i Holandës uron kryetaren e re të GJK

January 19, 2026
Tjetër “shtëpi bari” në Sarandë/ Apartamenti në një pallat ishte përshtatur për kultivimin e kanabisi

Tjetër “shtëpi bari” në Sarandë/ Apartamenti në një pallat ishte përshtatur për kultivimin e kanabisi

January 19, 2026
“Vijon turpi në Parlament…” Shehaj: Po shesin letrën që i ka shkuar edhe Lukashenkos si shpëtim nga drejtësia!

“Vijon turpi në Parlament…” Shehaj: Po shesin letrën që i ka shkuar edhe Lukashenkos si shpëtim nga drejtësia! Bardhi: Kuvendi s’mund të jetë…

January 19, 2026
VIDEO-Sesioni i ri parlamentar/ Opozita bllokon foltoren e Kuvendit, 6 deputetë nuk i bashkohen aksionit

VIDEO-Sesioni i ri parlamentar/ Opozita bllokon foltoren e Kuvendit, 6 deputetë nuk i bashkohen aksionit

January 19, 2026
Edhe Bjellorusia në Bordin e Paqes, Lukashenko i përgjigjet pozitivisht ftesës së Trump

Edhe Bjellorusia në Bordin e Paqes, Lukashenko i përgjigjet pozitivisht ftesës së Trump

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In