Një pjesë e të arrestuarve nga grupi i armatosur në Kumanovë rezultojnë të jenë militantë të partisë AAK- në Kosovë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat maqedonase dhe kosovare sipas të cilave
Njëri prej personave që dyshohet se ka ndërruar jetë gjatë përleshjeve me policinë mund të jetë Xhafer Zymberi nga Gjakova.
Ai dyshohet si udhëheqës i njërit prej grupeve të armatosura. Zymberi ka qenë pjesëtar i UÇK-së në zonën e Dukagjinit dhe kandidat për deputet nga rradhët e AAK-së.
Sakaq, sipas Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë, në grupin e të dorëzuarve është edhe një shtetas shqiptar nga Shqipëria.











