• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Anëtarësimi në SEPA, ekspertët: Formalizon ekonominë, shpëtojmë nga transfertat “e kripura”

by A R
25/10/2024 12:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria ka aplikuar për t’u bërë pjesë e sistemit europian të transfertave bankare, SEPA, që prej 12 qershorit 2024.

Marrëveshja u firmos nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, dhe e bëri Shqipërinë vendin e parë në rajon, që kërkoi formalisht të njësohet me sistemin unik bankar të BE-së për transferta më të sigurta në monedhën Euro, të shpejta dhe më të përballueshme për qytetarët.

Në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” në RTSH, ekonomistët Alban Zusi dhe Fatos Çoçoli folën për ndikimin që do të ketë në zhvillimin financiar dhe ekonomik të vendit, duke kontribuar në integrimin e mëtejshëm me tregun e BE-së.

“Bashkimi, integrimi, aplikimi i praktikave që janë për Bashkimin Europian janë zgjidhja për qytetarët e këtij rajoni. Në këtë kontekst, SEPA është një ndër instrumentet e integrimit të ekonomisë shqiptare me ekonominë e BE-së. Ky është një sistem transfertash bankare, eurozim, që e përdor Europa. Sot ne përdorim sistemin SWIFT. Në qoftë se sot përmes SWIFT-it transfertat bankare mund të zgjasin deri në 5 ditë dhe me një kosto të caktuar, në SEPA transfertat bëhen maksimalisht për 3 ditë në rastin e bizneseve. Qytetarët do të kenë më shumë lehtësira kur përdorin kartën e tyre bankare.

Fakti që transfertat kryhen përmes bankës me një kosto më të ulët dhe me avantazhe kohore, edhe sikur 10 për qind ta formalizojë tregun, është një avantazh. Qytetarët shqiptare brenda apo jashtë duhet ta formalizojnë paranë e tyre përmes hapjes së një kontoje bankare. Transfertat që nuk qarkullojnë brenda sistemit apo nga institucionet jobankare po shkaktojnë një katrahurë në ekonominë tonë,” u shpreh z. Zusi, që është njëkohësisht edhe kryetar i Shoqatës së Eksportuesve.

Sistemi SEPA do të ketë edhe një avantazh për emigrantët, që kontribuojnë në ekonominë e vendit duke sjellë remitanca të nevojshme për familjarët e tyre apo edhe duke i investuar në prona e biznese.

“Nëse emigrantët shqiptarë duan t’u sjellin familjeve të tyre 300 euro në muaj deri tani kanë paguar 10 euro, p.sh. dikush që është në Londër. Ata kanë përdorur kryesisht institucione jobankare të transfertave, përkundrejt një tarife ‘të kripur’. Tani do paguajnë 1,2 euro, sa është edhe tarifa për çdo qytetar europian në BE, të cilët çojnë para brenda sistemit SEPA,” deklaroi z. Çoçoli.

/a.r

Next Post
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 26 Tetor 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

April 9, 2026
Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

April 9, 2026
Dosja “Toyota Yaris”, merret vendimi nga Gjykata e Lartë për 3.4 milionë eurot e konfiskuara. Ja kujt do i kalojnë

Mbledhja në Gjykatën e Lartë, avokati: “Arresti me burg” duhet të jetë alternativa e fundit

April 9, 2026
Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

April 9, 2026
Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

April 9, 2026
Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

April 9, 2026
Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

April 9, 2026
Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga Enver Hoxha i kushtoi humbjen e Nobelit

Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga Enver Hoxha i kushtoi humbjen e Nobelit

April 9, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Reuters: Rritet përsëri nafta. Irani po planifikon të vendosë një taksë prej afërsisht 1 dollar për fuçi

April 9, 2026
“Gjyqi mediatik i Veliajt, masakër gurësh e pështymash”, Rama: Prezumimi i pafajësisë, viktima më e madhe e reformës në drejtësi

Sektori i ndërtimit, Rama: E papranueshme që i hidhet baltë, po transformon Shqipërinë

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In