• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Anëtarësimi i detyrueshëm, dhomat e tregtisë kundër ligjit të ri

by A R
30/09/2016 18:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas miratimit të mbrëmshëm në Kuvend të ligjit për “Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë” vjen dhe reagimi i ashpër i dhomave të tjera, që e konsiderojnë si një hap prapa në demokraci, si dhe kundër parimeve të organizmave të tilla të ngjashme në Europë dhe në botë.
Dhoma Amerikane e Tregtisë (AmCham) pritet të dalë me një deklaratë për shtyp, ndërsa shprehen kundër miratimit të këtij ligji. Qëndrim që ata e kanë shprehur që kur u propozua ky draft.
Të pyetur nga ‘Monitor’, drejtuesit e Dhomës Britanike të Tregtisë thonë se qëndrimi kundër nuk ka ndryshuar dhe se ky vendim nuk është gjë tjetër veçse një hap prapa. Sipas kësaj dhome, ky është një ligj sipas modelit ‘sovjetik’, pasi është ndjekur ai i miratuar në Serbi. Anëtarësimi i detyrueshëm shkon në kundërshtim edhe me parimet e Dhomës Ndërkombëtare me seli në Paris. Edhe modeli anglo-amerikan njeh parimin e anëtarësimit në mënyrë vullnetare. Sipas tyre do të kërkohet mbledhja e asosacioneve për të parë hapësirat e kundërshtimit.
Të pandryshuar e kanë qëndrimin edhe anëtarët e Konfindustrisë, të cilët thonë se do të mbahet një qëndrim i unifikuar pas mbledhjes së asamblesë. Sipas tyre, edhe miratimi i tarifave tregon se ky ligj nuk ka marrë në konsideratë propozimet e bëra. Ata thonë se duhej të merret si model ligji për zejtarinë, i cili është hartuar sipas modelit të Dhomës gjermane të Koblenzit. Drejtuesit e kësaj dhome tërheqin vëmendje se në ligj nuk detajohet krijimi i regjistrimit të dhomave.
Sipas ndryshimeve që iu bënë këtij projektligji, i cili ka rreth një vit që diskutohet kategoritë e ndryshme të bizneseve, do të paguajnë kuota të ndryshme për anëtarësimin që do të jetë i detyrueshëm.
Kështu sipërmarrjet e reja ose ato startup do të paguajnë shifrën simbolike prej 1 dollar në vit, bizneset e vogla deri në 10 dollarë në vit, ndërsa bizneset e mëdha nga 30 – 1,000 dollarë. Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë do të ketë detyrë onorifike, ndërsa do të emërohet një drejtor ekzekutiv.
Gjithashtu dhomat do të kenë detyrim të paraqesin në faqet e tyre zyrtare, online pasqyrat financiare dhe lëvizjet që bëhen.
Në një numër të madh seancash dëgjimore që u organizuan, u dëgjuan komentet dhe sugjerimet e komunitetit të biznesit dhe të përfaqësuesve të grupeve të interesit. Konkretisht, Komisioni dëgjoi
komentet dhe sugjerimet e shoqatave dypalëshe, përfaqësuese të bizneseve të huaja që zhvillojnë aktivitetin në Shqipëri, si Dhoma Amerikane, Dhoma Britanike, Italiane dhe ajo Gjermane, Dhoma
Kombëtare e Veshjeve dhe Këpucëve, Shoqata e Investitorëve të Huaj, etj.
Gjatë shqyrtimit të projektligjit në Komision, deputetët pasi u njohën me gjendjen aktuale të funksionimit të dhomave në RSH dhe me problematikat e parashtruara nga përfaqësuesit e dhomave
dhe përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, identifikuan nevojën e ndryshimeve rrënjësore në ligjin për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë dhe kërkuan nga përfaqësuesit e ministrisë ndërmarrjen e iniciativës
ligjore për hartimin e një ligji të ri për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë, me qëllim reformimin dhe fuqizimin e tyre, në mënyrë që të jenë përfaqësuese zyrtare të legjitimuara të biznesit dhe interesave të tij dhe bashkëbiseduese në dialogun me shtetin dhe me qeverinë në lidhje me politikat ekonomike e të tjera.
Por, deputetët argumentuan se meqenëse situata në të cilën ndodhen aktualisht dhomat është e rëndë, për shkak se mungesa e një buxheti minimal për funksionimin e këtij institucioni ka çuar në uljen
plotësisht të rolit të tij, si dhe në reduktimin e shërbimeve që duhet t’i jepen anëtarësisë; për shkak se Dhomat dhe Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë gjenden në pamundësi të plotë për të
përmbushur detyrimet minimale që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare, duke krijuar jo vetëm një situatë paaftësie paguese të kuotizacioneve, por edhe duke rrezikuar për t’u përjashtuar nga disa
shoqata/organizata, siç janë Euro Chambers, Association of Ballkan Chambers etj, është e nevojshme që të miratohen ndryshimet e paraqitura në projektligjin e propozuar lidhur me rikthimin e anëtarësimit të
detyrueshëm.
Iniciativa për rikthimin e anëtarësimit të detyrueshëm synon të fuqizojë dhomat dhe Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, duke mundësuar ofrimin e shërbimeve dhe promovimin me interes
të përgjithshëm në dobi të anëtarëve të tyre, me qëllim nxitjen dhe zhvillimin e bizneseve në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj.
Nevoja emergjente e fuqizimit institucional të dhomave dhe Bashkimit të Dhomave lidhet ngushtësisht me fuqizimin financiar të tyre.
Për të mundësuar fuqizimin financiar të Dhomave është e nevojshme vendosja e detyrimit për t’u anëtarësuar në to duke paguar edhe kuotat përkatëse të anëtarësisë, por në asnjë mënyrë kjo pagesë nuk
duhet të vendoset si një taksë e fshehtë për biznesin. Për këtë arsye, vendosja e detyrimit të anëtarësimit
duhet të shoqërohet detyrimisht me:
– transparencë në përcaktimin e kuotave, duke parashikuar që caktimi i tyre të bëhet bazuar në kategorizimin e bizneseve, si dhe duke vendosur tarifa minimale dhe maksimale në përcaktimin e
kuotave, bazuar në kategorizimin e bizneseve si person fizik apo person juridik; dhe
– transparencë në administrimin e të ardhurave që krijohen nga pagesat e kuotave, duke vendosur detyrimin për publikimin në faqen e internetit të Dhomës të buxhetit të vitit aktual të miratuar
nga Asambleja dhe të pasqyrës së realizimit faktik të buxhetit të vitit paraardhës./Monitor/a.m.

Next Post
32 vjeçari rus u arrestua për trafikim organesh në Tiranë, por gruaja e tij… (FOTO)

32 vjeçari rus u arrestua për trafikim organesh në Tiranë, por gruaja e tij... (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

December 27, 2025
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

December 27, 2025
Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

December 27, 2025
Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

December 27, 2025
Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

December 27, 2025
Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

December 27, 2025
Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

December 27, 2025
Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

December 27, 2025
“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

December 27, 2025
“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com