• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Anëtarësimet në partitë politike nga viti 45′ deri në ditët e sotme (FOTO)

by Java News
06/08/2016 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Studiuesi dhe  politologu Afrim Krasniqi ka sjellë nëpërmjet shifrave numrin e anëtarësimeve në partitë politike, duke nisur nga viti 1945, pra në partinë e Punës gjatë diktaturës komuniste e deri në ditët e sotme. Një panoramë që sipas tij mbart dy problematika.

Ja çfarë shkruan Afrim Krasniqi

Përgjatë viteve 1944-1990 PPSH ishte “forca e vetme udhëheqëse e shtetit dhe e shoqërisë”, siç citohej në Kushtetutën e vitit 1976. Ajo krijoi modelin e partisë – shtet, sundoi me dorë të ashpër dhe eksperimentoi një model stalinist unik, – duke e shndërruar Shqipërinë vendin e vetëm në të cilin me Kushtetutë ndalohej besimi fetar apo prona private, – një ishull të izoluar nga Perëndimi dhe pas viteve ’70 edhe nga Lindja.

Në Shqipëri ka shumë fjalë, kujtime, debate në blogje dhe rrjete sociale, por ka pak, shumë pak studime profesionale mbi periudhën komuniste. Shqipërisë i mungon sot qoftë edhe një libër i vetëm mbi sistemin komunist, organizimin, funksionimin dhe bilancet e tij.

Gjithsesi, (www.isp.com.al dhe www.politike.al ) ju prezantojnë sot një tabelë të thjeshtë, pjesë simbolike e një arkivi të gjerë me të dhëna dhe dokumente që lidhen me studimin e periudhës komuniste në Shqipëri. Tabela paraqet shifrat zyrtare të anëtarësisë në PPSH, për rrjedhojë, nomenklaturën vendimmarrëse, shtrirjen horizontale zyrtare të partisë-shtet, përgjatë 1948 (Kongresi i Parë) dhe fundi i vitit 1990 (vendosja e pluralizmit). Kongresi X dhe i fundit i PPSH në qershor 1991 vendosi ndryshimin e emrit, programit, statutit dhe kalimin në PSSH.

Nga tabela vlejnë te paktën dy “detaje” dhe dy problematika me ndikim aktual.

E para, nga 1.2 milion qytetarë më 1948 vetëm 45,3 mijë ishin anëtarë partie, dmth, ishin nomenklatura vendimmarrëse dhe zbatuese e regjimit. Pra, ishin anëtarë të PPSH vetëm 3.7% e popullsisë. Më 1990 kur popullsia zyrtare ishte 3,182,400 rezulton se përqindja e PPSH është vetëm 5%. Në thelb rezulton se 3.7-5% e popullsisë merrte vendime dhe sundonte mbi pjesën tjetër prej 95-96.3% të popullsisë.

E dyta, ka rënie të anëtarësisë më 1952, (rreth 1 mijë), kryesisht për shkak të përjashtimeve nga prishja me Partinë Komuniste Jugosllave, dominuese deri më 1948. Periudhat më të “begata” të PPSH janë edhe periudhat më të vështira për shoqërinë e shtetin, periudha e izolimit, e revolucionit kulturor dhe e tollonave, kur anëtarësia rritet nga 18-22 mijë ose rreth 5 mijë në vit.

Ndikimi që ka sot për shoqërinë? PPSH sundoi duke eliminuar elitat kulturore e politike dhe pasojat e saj janë të pallogaritshme në shifra. Ndikimi konkret? Po. Shumica e figurave publike të periudhës demokratike (fillimeve të tranzicionit), rezultojnë se janë anëtarësuar në PPSH pikërisht në këto tri periudhat e fundit, – një tregues i kulturës politike që mbartin në formimin e tyre politik.

Ndikimi i dytë, – për një vend të vogël si Shqipëria rezulton se pas 26 vitesh kemi rreth 123 parti politike, ku anëtarësia e tyre kalon rreth 450 mijë, shifër shumë e lartë (14-15%) e popullsisë aktive, ndërkohë që rreth 1 milion qytetarë madhorë ndodhen në emigrim dhe po kaq janë në moshë minore.

Vlen të theksohet se dy parti, PD (1996) dhe PS (2016) kanë arritur të deklarojnë anëtarësime masive (rreth 150 mijë anëtarë), – shifra pa sens dhe dukshëm fiktive në një shoqëri të supozuar të lirë e me mjedis konkurrues, – por edhe tregues seriozë të pushtetit absolut që partitë marrin në kulmet e ushtrimit të pushtetit të tyre.

Vendet e tjera perëndimore ose ish komuniste tashme ne BE e kanë zgjidhur këtë problem , – partitë janë të detyruara me ligj të deklarojnë anëtarësinë dhe të krijojnë mekanizma verifikimi publik të saj, – diçka që në Shqipëri ende konsiderohet tabu dhe sekret shumë më i rëndësishëm sesa sekretet shtetërore./dita/a.k

Next Post

Mëllenja fluturon pranë shqiponjës... madje e përdor si mjet transporti (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Armëpushimi “i brishtë” me Iranin, rriten sërish çmimet e naftës

Armëpushimi “i brishtë” me Iranin, rriten sërish çmimet e naftës

April 9, 2026
I dënuar në Itali me 5 vite e 6 muaj burg për prostitucion, arrestohet Lazër Vladaj

Siguroi kushtet për vrasjen e tre personave, ekstradohet nga Italia 49-vjeçari

April 9, 2026
Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” në Durrës: Përfundon në qershor

Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” në Durrës: Përfundon në qershor

April 9, 2026
Në arrest shtëpie, por vijonte aktivitetin kriminal, 52-vjeçari kapet me drogë dhe armë

Në arrest shtëpie, por vijonte aktivitetin kriminal, 52-vjeçari kapet me drogë dhe armë

April 9, 2026
Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

April 9, 2026
“Ligjet e anëtarësimit”, Bardhi përplaset me Ballën: Na jepni listën e akteve!

“Ligjet e anëtarësimit”, Bardhi përplaset me Ballën: Na jepni listën e akteve!

April 9, 2026
“Keni gjobë ose pako”, eksperti flet mbi SMS-të e rreme që tentojnë t’ju vjedhin të dhënat

“Keni gjobë ose pako”, eksperti flet mbi SMS-të e rreme që tentojnë t’ju vjedhin të dhënat

April 9, 2026
KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

“Të bëhet në seancën e 14 majit”. Kuvendi miraton propozimin e PS për mocionin me debat për raportin e KE

April 9, 2026
LIVE! “S’keni dhënë një votë për…”, Balla e Tabaku, debate në Kuvend: O dashnorët e rinj të Shqipërisë në BE…

LIVE! “S’keni dhënë një votë për…”, Balla e Tabaku, debate në Kuvend: O dashnorët e rinj të Shqipërisë në BE…

April 9, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“Bindja e publikut” si provë?! Kur drejtësia i dorëzohet perceptimit…

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In